Foto Ilustruese / Pas telefonatës nga SHBA-ja dhe nisjes së ndërmjetësimit ndërkombëtar, kreu i PD-së bëri hasha bashkëpunimin me protestuesit. Frika se mund të mbetet jashtë tryezës e shtyu të sulmojë aleatët e deridjeshëm... Sali Berisha ka pasur që në fillim të protestave të flamingove një mëri ndaj tyre, sepse ata kanë thirrur: “Rama në burg, Berisha në burg!”.
Më shumë se kaq, i morën sheshin, i prishën agjendën dhe i bllokuan hapësirën. Me pak fjalë, ia morën punën.
Megjithatë, si makiavelist dhe mjeshtër i politikës, Berisha qëndroi në shesh dhe futi njerëzit e tij në protestë, me qëllim që ta kontrollonte sa më shumë një lëvizje që po ia ndalte frymën.
Në protestat e dhunshme të dy javëve të fundit, Sali Berisha pati protagonizmin kryesor, pa shfaqur asnjë kompleks, edhe pse e dinte se nuk ishte violina e parë.
Madje, njerëzit e tij u koordinuan edhe me pjesët e tjera të flamingove, natyrisht me krahun operacional të protestës.
Dje, megjithatë, Berisha i sulmoi ashpër dhe i mallkoi pa masë tre elementët e tjerë të opozitës dhe protestës: Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Gent Prognin.
Sipas burimeve, këtë e bëri pas një telefonate të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës i kërkuan shprehimisht të distancohej nga Antifa dhe nga krahu i majtë i protestës. Telefonata mësohet se u bë të shtunën në mbrëmje, pas disa akteve të rënda të dhunës në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave, ky qëndrim i Sali Berishës përkon në distancë edhe me interesin e Edi Ramës. Kryeministri nuk e ka problem ta ketë Berishën përballë, por i druhet shpërthimit të një opozite të re.
E gjithë kjo ndodhi pikërisht ditën kur faktori ndërkombëtar nisi negociatat për zgjidhjen politike të krizës në Tiranë.
Takimi i ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë me Taulant Ballën duket se ra si këmbanë alarmi për kreun e PD-së. Berisha kuptoi se procesi kishte hyrë në një nivel të ri dhe se duhej të përfshihej me çdo kusht në të.
Prandaj vijoi lojën e pasqyrave, siç ka bërë gjithmonë, duke bërë hasha të gjithë partnerët e fshehtë dhe të hapur me të cilët bashkëpunoi gjatë këtyre ditëve.
Megjithatë, ambasadorja e BE-së shkoi vetëm te mazhoranca, ndërsa deri tani asnjë diplomat nuk ka shkelur në selinë e PD-së. Ky përbën një sinjal të fortë dhe dramatik për Saliun.
Nuk përjashtohet mundësia që ndërkombëtarët ta anashkalojnë, të paktën personalisht. Për këtë arsye, ai urdhëroi Gazment Bardhin të bojkotonte takimin me Presidentin Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore dhe tentoi të bllokonte seancën e sotme të Kuvendit.
Ky është një sinjal tipik i Berishës, që kërkon ta thërrasin në tryezën e ndërkombëtarëve, ndërkohë që qarkullojnë informacione se Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Edi Ramës krijimin e një qeverie uniteti.
A do ta thërrasin Sali Berishën në negociatat që ndërkombëtarët sapo kanë nisur?
Sinjalet e deritanishme tregojnë të kundërtën. Pikërisht për këtë arsye ai po vijon lojën e pasqyrave.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se përfaqësues të rëndësishëm perëndimorë kanë takuar disa përfaqësi studentësh dhe përfaqësues të protestës së flamingove, por nuk kanë zhvilluar takime me Arlind Qorin dhe Agron Shehajn./Pamfletiloja e pasqyrave me protesten berisha flamingo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit në GJKKO, ish-presidenti: Veliajt nuk i çojnë as bukë se shau Vuçiçin! 29 Tetor 2026, 13:3513:35Politike Debati për imunitetin e guvernatorit, Balla: Ligji ka marrë miratimin e Komisionit Europian 29 Tetor 2026, 12:5112:51Politike "Në rend dite duhej protesta", Alizoti pas seancës në Kuvend: Kur pushteti përdor dhunën, ai është drejt fundit! 29 Tetor 2026, 12:0212:02Politike Koçeku akuza PS: 17 ligje kaluan pa debat, me shpejtësinë e erës 29 Tetor 2026, 11:5611:56Politike Shqipëria dhe shpërbërja e sigurisë: Kur kriza e perandorisë amerikane përfshin Ballkanin 29 Tetor 2026, 11:4811:48Politike Kaos në Kuvend, miratohen me shpejtësi projektligjet mes tymueseve dhe flakadanëve; mbyllet seanca 29 Tetor 2026, 11:5011:50Politike

