Lajme Zone
Loja bizarre e Veliajt me PS-në: As u bë pjesë e saj, as partia nuk e pranoi
PolitikëPamfleti

Loja bizarre e Veliajt me PS-në: As u bë pjesë e saj, as partia nuk e pranoi

Kryebashkiaku mund ta vazhdojë lojën, sidomos për të ushqyer tezën e viktimizimit politik për procesin në Strasburg, por politikisht një fakt duket i qartë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj / Pas tri mandatesh në krye të Tiranës, kryebashkiaku nuk kontrollon strukturat socialiste dhe nuk mund ta sfidojë Edi Ramën. Përplasja virtuale i shërben më shumë tezës së viktimizimit për Strasburgun sesa ambicies për të marrë partinë... Tentativa e Erion Veliajt për të hapur një debat brenda Partisë Socialiste mbetet më shumë një akt virtual sesa një betejë reale.

Kryebashkiaku mund ta vazhdojë lojën, sidomos për të ushqyer tezën e viktimizimit politik për procesin në Strasburg, por politikisht një fakt duket i qartë.

Megjithëse PS-ja i dha pushtet të madh dhe e zgjodhi tri herë kryetar të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të ftohtë me strukturat socialiste në territor. Më saktë, ai pothuajse nuk ka pasur fare marrëdhënie politike me to.

Veliaj e di se, që nga hyrja në PS, raporti i tij me partinë dhe strukturat e saj ka funksionuar si një marrëveshje kontraktuale. Edi Rama e futi në Partinë Socialiste, por Veliaj nuk hyri përmes organizatave socialiste në territor. Ai solli grupet e veta, të cilat funksionuan si satelitë elektoralë dhe politikë, duke u mbivendosur mbi interesat, hierarkitë dhe marrëdhëniet ekzistuese brenda partisë.

Ky model u shoqërua me emërime njerëzish të besuar dhe me aleanca të përkohshme me individë apo klane të PS-së. Asnjëra prej tyre nuk i siguroi Veliajt mbështetje të qëndrueshme në militancën socialiste.

Pas tri mandatesh në krye të Bashkisë së Tiranës, ai ende nuk ka ndërtuar një raport organik me anëtarësinë tradicionale të PS-së, pavarësisht afrimeve dhe miklimeve të herëpashershme.

Në këto kushte, Erion Veliaj nuk mund të zhvillojë një garë reale me Edi Ramën, madje as me figurat kryesore të PS-së së Tiranës. Ka shumë gjasa që vetë Rama të mos e ketë lejuar ta ndërtojë këtë mbështetje, duke e mbajtur në distancë nga strukturat dhe duke ruajtur kontrollin mbi raportin e tyre politik.

Me tentativën për t’u shfaqur si pasardhës i Edi Ramës në krye të PS-së, Veliaj ka marrë mbi vete etiketën e tradhtarit politik. Në rrethanat ku ndodhet, kjo etiketë edhe mund t’i vlejë.

I vlen për procesin në Strasburg, ku kërkon të paraqitet si viktimë politike. Mund t’i vlejë edhe për një rikthim të mundshëm në politikë, nëse do ta ketë një të tillë.

Bathët tregojnë se kjo e ardhme nuk lidhet më me Partinë Socialiste. Veliaj mund ta kërkojë te një grupim i ri ose në aleancë me forca të tjera politike. Deri atëherë, ka shumë rrugë për të bërë dhe shumë kohë për të kaluar./Pamfletierion veliaj loja bizarre me ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Majko paralajmëron Ramën në Asamble: Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbasim, shiko ç'mund të bëjë SPAK deri në maj 15 Nëntor 2026, 13:3913:39Politike Nga Fatos Nano, Koço Kokëdhima, Tom Doshi te Elisa Spiropali, historia e spastrimeve në PS që mban firmën e Edi Ramës 15 Nëntor 2026, 12:0712:07Politike “Reja” mbi Parkun Rinia, Bjarke Ingels mbron projektin që pritet të shkatërrojë zemrën e Tiranës: Ne kemi rikonceptuar jetesën urbane 15 Nëntor 2026, 11:3811:38Politike Rama e shkarkoi si kreu i PS në Tiranë, Veliaj mesazh nga burgu 15 Nëntor 2026, 11:0311:03Politike “1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive”, Pandeli Majko trondit në mbledhjen e PS-së: Jepni dorëheqjen para se të dalin 15 Nëntor 2026, 09:0009:00Politike Arben Malaj: Nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën 15 Nëntor 2026, 07:3307:33Politike