Liverpooli ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Carabao Cup, pasi mposhti Tottenhamin me rezultatin 3-1 në një ndeshje të zhvilluar në Anfield. “Të kuqtë” e zhbllokuan takimin në minutën e 21-të. Alexis Mac Allister ishte ai që i dha avantazhin Liverpoolit, duke ndezur festën në Anfield.
Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe golin e dytë. Në minutën e 54-t, Cody Gakpo realizoi për 2-0 dhe e vendosi Liverpoolin në një pozicion shumë të favorshëm. Tottenham nuk u dorëzua dhe në minutën e 69-të arriti të ngushtojë diferencën. Conor Gallagher shënoi për 2-1, duke rikthyer shpresat e londinezëve për një përmbysje.
Por Liverpooli nuk lejoi që ndeshja të shkonte drejt dramës së minutave të fundit. Në minutën e parë shtesë, Dominik Szoboszlai shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 dhe kualifikimin e Liverpoolit. Kështu, Liverpooli vazhdon rrugëtimin në Carabao Cup, ndërsa Tottenham eliminohet nga kompeticioni. Top Channel

