Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës studentore para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Situata është tensionuar më tej pasi është raportuar për zjarr brenda godinës së ministrisë, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me ujë ndaj protestuesve. Paralelisht, ka nisur një aksion për largimin e studentëve nga zona para institucionit, ku protesta vijon mes tensioneve dhe përplasjeve. Protesta e studentëve, e nisur që në orët e mëngjesit, është shoqëruar me incidente të përsëritura, ndërsa të rinjtë kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe kanë bërë thirrje kundër qeverisë. Deri më tani, gjatë tubimit janë shoqëruar në polici nëntë persona. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
