Lajme Zone
LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA
PolitikëTop Channel

LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve te Kuvendi, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA

Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare.

Siç ishte paralajmëruar, protestuesit mbërritën para Kuvendit rreth orës 09:00, në pritje të nisjes së seancës plenare. Edhe sot kjo protestë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin krijuar kordonë për të penguar futjen ose afrimin e protestuesve në institucion.

Vezët dhe domatet e marra nga protestuesit, këtë herë shkuan drejt policisë, pasi deputetët nuk i kapën dot, pasi u futën të sigurt në seancë.

Seanca nisi dhe u shoqërua me tensione, pas kalimit për shqyrtim të projektligjit për 302 milionë dollarë hua nga SHBA për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes, me procedurë të përshpejtuar.PD e kundërshtoi këtë, duke thënë se nuk janë njohur me marrëveshjen, ndërsa kryetari Niko Peleshi tha se dokumenti është në dispozicion të tyre për ta lexuar dhe se nuk do të kalojë në miratim pa e studiuar.

Seanca u mbyll për të kaluar në seancën e radhës po ditën e sotme, në orën 15:00.

Pas kësaj u shpërndanë edhe protestuesit, duke shkuar drejt Komisariatit nr. 1, aty ku janë dërguar disa nga protestuesit e shoqëruar nga policia, mes tyre edhe organizatori Arben Kola.

Përditësimet live U shoqëruan nga policia pas tensioneve, lirohen organizatori Arben Kola dhe një tjetër protestuese

Aktualitet Fotolajm/ Me qeset plot vezë e domate, protesutesit marshojnë drejt komisariatit nr.1

Aktualitet Deputetët largohen të pashqetësuar/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, debat mes tyre për vijimin e tubimit. Nisen drejt Komisariatit nr.1

Aktualitet VIDEO/ Deputetët shkojnë për të lexuar marrëveshjen e huasë me SHBA para nisjes së seancës, Agron Shehaj merr kopjen dhe largohet me vrap Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ “Jemi pro, por nuk e votojmë”, Berisha pas mbylljes së seancës: Kalimi në procedurë të përshpejtuar, shkelje kushtetuese

Politikë Tensione në Kuvend për projektligjin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Peleshi-PD: Shkoni dhe lexojeni, s’do miratohet pa e studiuar

Politikë Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Aktualitet Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni “Nuk erdhi Rama sot, ndaj më lanë të hyj”, Shehaj rikthehet në Kuvend, shkëmben batuta me gazetarët

Politikë Tensionohet protesta para Kuvendit, protestuesit hedhin vezë drejt efektivëve. Policia përgjigjet me spraj lotsjellës Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend para nisjes së seancës plenare

Lajme Protestuesit zhvendosen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tentojnë bllokimin e qarkullimit

Aktualitet Protestë para Parlamentit, forcat e Policisë rrethojnë zonën, autobotët me ujë në gatishmëri

Aktualitet Top Channel