Lajme Zone
LIVE TV- Nis seanca në Hagë për shpalljen vendimit për ish-krerët e UÇK-së! Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë: Na i ktheni djemtë n’shpi
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE TV- Nis seanca në Hagë për shpalljen vendimit për ish-krerët e UÇK-së! Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë: Na i ktheni djemtë n’shpi

Kosova ka 6 vjet që e pret këtë ditë. Në orën 10:00 ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pas një procesi që zgjati afro gjashtë vjet nga arrestimet dhe më shumë se tre vjet gjykim. Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo nuk është thjesht një seancë gjyqësore. Që prej mbrëmjes së djeshm

Kosova ka 6 vjet që e pret këtë ditë. Në orën 10:00 ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, pas një procesi që zgjati afro gjashtë vjet nga arrestimet dhe më shumë se tre vjet gjykim. Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo nuk është thjesht një seancë gjyqësore. Që prej mbrëmjes së djeshme, sheshet janë mbushur me mijëra qytetarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të katër ish-drejtuesve. Në Prishtinë është vendosur një ekran gjigant ku mijëra qytetarë po ndjekin drejtpërdrejt leximin e vendimit, ndërsa në Hagë qindra shqiptarë kanë kaluar natën pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale. LEXO edhe...Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së Si po zhvillohet seanca? Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe është parashikuar të zgjasë deri në orën 12:00. Ajo është publike, ndërsa transmetimi në shqip, anglisht dhe serbisht bëhet me rreth 10 minuta vonesë. Një detaj i rëndësishëm është se aktgjykimi nuk lexohet me një vendim të vetëm. Trupi gjykues e trajton çështjen veçmas për secilin të akuzuar. I pari është Hashim Thaçi, më pas Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Për secilin lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës. Çfarë vendos gjykata? Katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në thelb, gjykata duhet të vendosë nëse Prokuroria ka arritur të provojë, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, përgjegjësinë penale individuale të secilit prej tyre. Prokuroria ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, por kjo është vetëm kërkesa e saj dhe jo dënimi që do të japë domosdoshmërisht gjykata. Vendimi shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit. Një nga proceset më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka qenë një nga më voluminozët e zhvilluar nga Dhomat e Specializuara. Gjatë gjykimit janë dëgjuar rreth 270 dëshmitarë, janë administruar 5.467 prova materiale dhe mbi 29 mijë faqe transkripte. Vetë trupi gjykues ka pranuar se ky volum i madh provash ndikoi në kohën e gjatë të vendimmarrjes. Lajmi në përditësim.... Ora 10:05 Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit. Share Ora 10:00 Kosovën mban frymën pezull, në Hagë nis seanca e shpalljes së vendimit ndaj krerëve të UÇK-së Zyrtarisht ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë seanca ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës. Procesi pritet të zgjasë rreth dy orë.Seanca po zhvillohet në prani të të akuzuarve, ekipeve të mbrojtjes, Prokurorisë dhe familjarëve, ndërsa jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit.Në të njëjtën kohë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, qindra qytetarë po e ndjekin seancën në ekranin e madh të vendosur nga organizatorët. Edhe në Hagë, nisja e seancës u prit me brohorima. Report TV do të përcjellë në kohë reale çdo zhvillim dhe vendim që do të lexohet nga trupi gjykues. Share Ora 09:51 ‘Kosova po pret’/ Në pritje të verdiktit në Hagë, qindra qytetarë mbushin Prishtinën (PAMJET ME DRON) Në pritje të verdiktit në Hagë, qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë. Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’. Share Ora 09:50 Hoxhaj për ish-krerët e UÇK-së: Presim që të shpallen të pafajshëm, është i vetmi opsion (VIDEO) Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një deklaratë për mediat tha se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen të pafajshëm.“Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm. Ata kanë qenë të pafajshëm dje, do të shpallen të pafajshëm sot, do jenë të pafajshëm përgjithmonë, në zemrën dhe mendjen e çdo qytetari të Kosovës. Jemi të bindur që i vetmi opsion, e vetmja alternativë, i vetmi vendim që duhet të sillet sot është shpallja e tyre të pafajshëm, lirimi i tyre dhe kthimi i tyre në Kosovë, pranë familjes dhe që të jetojnë të lirë e t’i kthehen vendit”, ka thënë Hoxhaj. Share Ora 09:45 Në pritje të verdiktit në Hagë, vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, nuk ka arsye për dënim (VIDEO) Pak para shpalljes së vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë, familjarët e tyre kanë shprehur besimin se gjykata do t’i lirojë. Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një deklaratë për mediat, tha se beson në drejtësi dhe në luftën e pastër të UÇK-së. Ai bëri të ditur se pothuajse të gjithë familjarët ndodhen në Hagë për të ndjekur shpalljen e vendimit.“Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së, besojmë në drejtësi. Të gjithë familjarët janë atje”, tha ai.Edhe vëllai i Jakup Krasniqit, Avdyl Krasniqi, u shpreh se familja po e pret prej kohësh këtë vendim dhe shpreson të marrë një lajm të mirë, pafajësi për liderët e UÇK-së.“Vendimin jemi duke e pritur bukur gjatë, po besoj se sot i ka ardhur fundi dhe e dëgjojmë një lajm të mirë. Obligimin jetësor me kohë e kanë kryer për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj”, u shpreh ai.Avdyl Krasniqi ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi dëshmitë e paraqitura gjatë procesit, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishin joserioze dhe se disa të dhëna vinin nga Serbia. Ai shprehu shpresën që gjykata të vendosë mbi bazën e provave dhe fakteve. Share Ora 09:19 Djali i Jakup Krasniqit flet para se të futet në Hagë: Krenar për UÇK-në, katër liderët besoj se do lirohen (VIDEO) Altini, djali i Jakup Krasniqit, teksa hynte në Gjykatën Speciale në Hagë, u shpreh optimist se katër ish-krerët e UÇK-së do të lirohen dhe do të kthehen në Kosovë.Ai theksoi se, pavarësisht vendimit, ai dhe populli shqiptar janë krenarë për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën e tyre.“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK-në dhe për çdo gjë që kanë bërë për ne. Për ne dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka që dëshirojmë është që populli ta dijë vlerën e UÇK-së”, tha ai. Share Ora 09:12 Sot verdikti i Hagës/ Konjufca: Presim vetëm një vendim, lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO) Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, teksa hynte në Gjykatën Speciale në Hagë, u shpreh se pret vetëm një vendim nga trupi gjykues: lirimin e të katër ish-krerëve të UÇK-së."Presim vetëm një vendim. Një vendim që i liron të gjithë ish krerët e UÇK", tha Konjufca. Share Ora 09:07 Në pritje të verdiktit në Hagë, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së hyjnë në Gjykatën Speciale! Mes tyre djali i Thaçit (VIDEO) Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së janë parë teksa kanë hyrë brenda Gjykatës Speciale në Hagë.Sipas raportimeve, duke hyrë u panë Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, si dhe gruaja dhe i biri i Rexhep Selimit.Pos tyre, ka edhe shumë familjarë të tjerë të akredituar që po presin për të hyrë në Galerinë e Publikut për të parë nga afër seancën më të rëndësishme për katërshen e UÇK-së. Share Ora 08:33 'Largohuni ose do përdorim forcën', tension para Speciales në Hagë para vendimit për liderët e UÇK! Protestuesit përplasen verbalisht me policinë holandeze Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit për katër ish-krerët e UÇK-së.Policia holandeze u kërkoi disa herë protestuesve të largoheshin nga hyrja e gjykatës dhe të zhvendoseshin në parkun ku autoritetet kanë lejuar zhvillimin e protestës. Efektivët paralajmëruan se, nëse urdhri nuk zbatohej, do të përdornin forcën për t'i larguar.Paralajmërimi shkaktoi reagime nga disa prej të pranishmëve, të cilët nisën të fyenin policët holandezë, duke sjellë momente tensioni dhe përplasje verbale. Pas urdhrit të tretë të policisë, situata u qetësua dhe thirrjet ndaj efektivëve u ndalën.Në ato momente, Hysni Gucati, ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), iu drejtua protestuesve me një apel për qetësi."S'kemi punë me policinë holandeze", tha ai duke u kërkuar të pranishmëve të shmangin çdo përplasje me autoritetet. Share Ora 08:26 ‘Heronj të luftës dhe paqes’, makinat në Kosovë ‘vishen kuqezi’ për liderët e UÇK-së (VIDEO) Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, makinat në Kosovë janë mbuluar me flamujt kuqezi dhe portretet e liderëve të UÇK-së.Në pamjet që sjell Report Tv, në një prej automjeteve shihet një flamur me mbishkrimi “Heronj të luftës dhe paqes”, në shenjë mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Share Ora 08:24 Pak para verdiktit në Hagë, mbrojtësi i Thaçit: Do të flas pas vendimit Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtësi i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.Ai nuk ka preferuar të komentojë para vendimit të trupit gjykues.“Do të flas pas vendimit”, tha Mishetiç. Share Ora 06:57 Ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën! Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh (VIDEO) Pas një nate të kaluar në shesh me këngë, flamuj dhe pranë "Flakës së Lirisë", dhjetëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë edhe këtë mëngjes në sheshin "Skënderbeu", ku është vendosur ekrani nga ku do të ndiqet shpallja e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.Siç raporton gazetari i Report TV, Isa Myzyraj, qytetarët po presin nisjen e seancës në Hagë, e cila fillon në orën 10:00, ndërsa numri i të pranishmëve në shesh vijon të shtohet. Share Ora 06:37 Rreth zjarrit deri në agim! Kështu e kaluan natën qytetarët e Kosovës në pritje të vendimit të Hagës ndaj ish krerëve të UÇK-së (VIDEO) Nata në Prishtinë kaloi ndryshe. Që pas mesnate, sheshi "Skënderbeu" nuk u boshatis asnjë moment. Rreth zjarrit u mblodhën burra e gra, djem e vajza, të ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës, për të pritur bashkë mëngjesin e vendimit të Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Dikush i binte kitarës, tjetri çiftelisë të gjithë ia merrnin këngës. Herë dëgjohej "Mora fjalë", herë këngët patriotike kushtuar ish-drejtuesve të UÇK-së.Në kor këndohej: "T'fala Parisit e t'fala Brukselit, jem ushtar të Kadri Veselit...", ndërsa flamujt e UÇK-së shpaloseshin me krenari. Nuk munguan as kafeja e ngrohtë, as bisedat që zgjatën deri në agim. Disa u ulën pranë zjarrit, të tjerë qëndruan në këmbë për orë të tëra. Askush nuk kishte ardhur vetëm për të kaluar natën. Të gjithë prisnin të njëjtin moment: orën 10:00, kur nga Haga do të lexohet vendimi. Share U.D/Xh.K/ReportTv.al rexhep selimi Jakup Krasniqi kadri veseli kosove Gjyqi ndaj UCK ne Hage hashim thaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 30.7% Të gabuar 62.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1854 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?