Po mbahet protesta e 13-të para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë. Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare.
Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy.
Pasi qëndruan për disa minuta në “Paqe”, nisi hedhja e gurëve nga protestues të maskuar. Më pas ata kanë nisur marshimin qetësisht drejt Kryeministrisë. 15:48
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, djegin karriget “e dialogut”
Aktualitet 15:19
Tensionohet protesta te Ministria e Arsimit, të rinj me maska hedhin gurë drejt institucionit, policia nuk reagon
Aktualitet Top Channel

