Lajme Zone
LIVE/ Tensionohet situata në bulevard, rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë. Del autoboti policor
PolitikëTop Channel

LIVE/ Tensionohet situata në bulevard, rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë. Del autoboti policor

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë. Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.

As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë, po nuk ka pasur incidente.

Ndryshe nga ditët e tjera të protestës së javës së fundit, deri tani (ora 16:00) nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.

Pas 3 orëve e gjysëm në qetësi e pa incidente, rreth orës 18;00 protestuesit para Kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt Kryeministrisë .

Përditësimi i lajmeve orë pas ore: 18:06

Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para/ Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige: Hajde për dialog tani

Aktualitet 17:38

Protestat ne kryeqytet, reagon Unioni Turistik Shqiptar: Të ruhet paqja sociale, dhuna rrezikon imazhin e vendit

Aktualitet 16:13

U arrestuan gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, gjykata liron 18 tubuesit, mes tyre dhe 5 të mitur

Aktualitet 17:52

Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…

Politikë 14:35

Pa gurë dhe pa ujë me presion/ Vijon në tone paqësore protesta sot në Tiranë, tubuesit largohen nga Ministria e Arsimit, rigrumbullohen te Kryeministria

Aktualitet 14:12

Protestat e dhunshme/ Policia arreston 11 persona, mes tyre dy të mitur. Ndalohet edhe 33-vjeçari për sulmin ndaj Komisariatit nr.3

Aktualitet 11:48

“I arrestuari i lënduar me pranga në krevat”/ Protesta e djeshme, Avokati i Popullit: 6 ankesa për dhunë, në Bllokun e Sigurisë edhe disa të mitur

Aktualitet 11:38

Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë

Aktualitet 11:27

Protestuesit shkatërrojnë sërish “sheshin e dialogut”, hedhin karriget e vëna nga kryeministri Rama

Aktualitet 11:16

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

Aktualitet 11:15

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

Aktualitet 11:12

Nuk ka protestë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon normalisht

Aktualitet 11:05

Protesta në rrethe, një pjesë e studentëve bojkotojnë mësimin në Elbasan

Aktualitet 10:53

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë

Aktualitet 10:43

Studentët dhe pedagogët në Korçë bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

Aktualitet 10:20

Protestuesit e arrestuar, gjykata pritet të japë sot 59 masa sigurie. Prindërit para godinës për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre

Aktualitet 08:22

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

Politikë Top Channel