Lajme Zone
LIVE/ Tension edhe pas mbylljes së seancës, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital. Mazhoranca voton e vetme, protestuesit sulmojnë me vezë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Tension edhe pas mbylljes së seancës, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital. Mazhoranca voton e vetme, protestuesit sulmojnë me vezë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubini i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubini i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.

Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend mbërriti edhe Kryeministri Edi Rama.

Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltoren dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim.

Mazhoranca votoi e vetme të gjitha projektligjet dhe më pas kryetari Peleshi mbylli seancën e sotme.

Pas mbylljes së seancës, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar një nga automjetet e përfaqësuesve të mazhorancës.

Me vezë është goditur një nga makinat e deputetëve, teksa në atë moment një nga efektivët arrin të pikasë një nga protestuesit që po godiste dhe në atë moment protestuesit e tjerë vërshuan për ta mbrojtur.

Një numër i madh forcash policie ndërhynë më pas dhe qetësuan situatën, teksa shoqëruan edhe të paktën dy prej protestuesve që goditën makinën e një prej deputetëve. Tensione pas mbylljes së seancës parlamentare, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së njërit prej deputetëve (Video)

Aktualitet Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike

Lajme Tensionet gjatë tubimit para Kuvendit, Policia shoqëron 12 protestues

Aktualitet Bllokimi i foltores dhe tensionet në Kuvend/ Pas propozimit nga PS, kalohet në votim dhe mbyllen diskutimet

Politikë Tensione në Kuvend/ Kryeministri Rama i pranishëm në sallë, deputetët e PD-së bllokojnë sërish foltoren

Politikë Tensione brenda në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë Maznikun të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

Politikë U ndje keq gjatë tubimit, protestuesi dërgohet me ambulancë në spital

Aktualitet Deputetët në seancë plenare, protestuesit ‘breshëri’ vezësh drejt kordonit policor jashtë Kuvendit

Aktualitet Protesta e tensionuar jashtë Kuvendit, Berisha kërkon shkrirjen e Parlamentit, por i shmanget pyetjes nëse do të djegë mandatin e tij

Politikë Tensionet te Kuvendi me protestuesit dhe policinë, dëgjohet një shpërthim në oborrin e institucionit, dyshohet kapsollë

Aktualitet Tensionet para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës, protestuesit i kundërpërgjigjen me vezë

Aktualitet Protestuesit bllokojnë rrugën te kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’/ Përplasen me policinë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve

Aktualitet Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë Përshkallëzohet tubimi/ Protestuesit heqin gardhin metalik para Kuvendit dhe qëllojnë me vezë. Afrohet autoboti me ujë

Aktualitet “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit mbërrijnë te Kuvendi, policia ‘blindon’ zonën

Aktualitet Tensione pranë Kuvendit/ Qytetarja kërkon të kalojë përmes gardhit metalik, përplaset me policinë

Aktualitet “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit mbërrijnë te Kuvendi, policia ‘blindon’ zonën

Aktualitet Sot protestë para Kuvendit/ Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë: Shmangni zonat përreth tubimit, tregoni kujdes të shtuar

Aktualitet Top Channel