Për ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit.Lexo edhe:Syri TV/ Fermeri nga Daullasi: Kostot e larta vështirësojnë bujqësinë Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s. Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

