Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- Studentët hedhin karriget dhe tentojnë te shkallmojnë derën e Kryeministrisë, protestuesit i mbështesin me duartrokitje: Jo dialog!


Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shkallmojnë derën e godinës.

Studentët kanë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre kanë tentuar të shkallmojnë derën e godinës. Veprimet janë shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje nga protestues të pranishëm, si dhe me thirrjet “Jo dialog!”, duke kundërshtuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të biseduar. Protesta studentore ka hyrë sot në ditën e nëntë. Të rinjtë, të mbështetur edhe nga pedagogët, vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë së tij. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta