Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe sot nisi grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku të rinjtë ishin me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar e me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, protesta e sotme nisi me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit.
Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.
Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat.
Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës 14:39
Shpërndahen në grupe protestuesit, të rinjtë i vënë flakën koshave në mes të rrugës
Aktualitet 14:32
Frikë nga grumbullimi i protestuesve, Policia zhvendoset te Kuvendi dhe “blindon” hyrjet
Aktualitet 14:15
Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar në protestë
Aktualitet 14:10
Pse RENEA doli në protestën pranë Kyeministrisë? Policia e Shtetit: Ka ardhur një telefonatë që mes protestuesve ka njerëz të armatosur që…
Aktualitet 13:56
Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë, disa të shoqëruar
Aktualitet 13:51
Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës
Aktualitet 13:51
Ambulanca mbërrin për të marrë gazetaren e lënduar nga gurët, protestuesit mosbesues, hapin dyert për të kontrolluar nëse ka gaz lotsjellës
Aktualitet 13:43
Policia ndryshon strategji në protestë, kordoni vendoset më larg Ministrisë së Arsimit
Aktualitet 13:25
Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve, lëndohet një gazetare
Aktualitet 13:03
Nisi me këngë e valle, zgjat pak “festa” te Ministria e Arsimit, hidhen mjete piroteknike
Aktualitet Top Channel

