Lajme Zone
LIVE/ Sot Kuvend, shqyrtohet mundësia për dy seanca plenare brenda ditës. Mblidhen protestuesit e parë, masa të përforcuara sigurie
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Sot Kuvend, shqyrtohet mundësia për dy seanca plenare brenda ditës. Mblidhen protestuesit e parë, masa të përforcuara sigurie

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00.

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 27 korrik, në seancë plenare publike, e cila do të nisë në orën 10:00. Paralelisht me zhvillimin e saj, është paralajmëruar një protestë para godinës së Parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë të njëjtat masa sigurie si në seancën e së enjtes. Që prej orës 08:30 janë mbledhur protestuesit e parë.

Perimetri i sigurisë do të jetë i pandryshuar, me prani të shtuar të forcave të policisë në zonën përreth Kuvendit, për të garantuar mbarëvajtjen e seancës dhe tubimit të paralajmëruar.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se në orën 09:00 Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu për të vendosur qëndrimin që do të mbajë në seancën plenare

Burime bëjnë me dije se mund të kemi dy seanca sot. Pasi të njoftohet nga Peleshi, do të mblidhen në Kuvend komisionet parlamentare për ta shqyrtuar dhe më pas Kuvendi mblidhet për ta miratuar.

Zyrtarisht, rendi i ditës përfshin miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, njoftimet dhe projektvendimin për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, që lidhet me caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse gjatë seancës do të futet për miratim edhe marrëveshja mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, çështje që pritet të jetë edhe arsyeja kryesore e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së përpara nisjes së seancës.

Përditësimet live

Protestë para Parlamentit, forcat e Policisë rrethojnë zonën, autobotët me ujë në gatishmëri

Për shkak të tubimit, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth Kuvendit, ndërsa janë marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare.

Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, si pjesë e masave të policisë për menaxhimin e situatës në rast tensionimi.

Sot protestë dhe seancë plenare, tubuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Qytetarët që po zhvillojnë ditën e 58-të të protestës kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

Protesta e sotme përkon me seancën plenare në Parlament, e cila nis në orën 10:00. Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur një perimetër të njëjtë me atë të seancës së së enjtes dhe duke angazhuar forca të shumta në zonën përreth Kuvendit.

Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend, mes tyre edhe Ulsi Manja para nisjes së seancës plenare Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare të ditës së sotme. Mes socialistëve që janë parë duke hyrë në godinën e Parlamentit është edhe Ulsi Manja. Top Channel