Sot do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe studentët, në vijim të tubimeve të ditëve të fundit në Tiranë. Studentët kanë njoftuar se këtë të shtunë do të mblidhen në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbështetje të tyre do të jetë edhe Partia Demokratike.
Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore.
Studentët kanë njoftuar gjithashtu se në orën 14:00 do ta vijojnë protestën para Kryeministrisë.
Nuk dihet se sa do të zgjasë protesta. Në tubimet e mëparshme janë regjistruar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë 12:15
1500 forca policie për protestën e sotme/ Situatë e qetë para Ministrisë së Arsimit, masa edhe te Kryeministria
Aktualitet 11:56
Jo vetëm Shkodra, edhe demokratët e qarkut të Beratit nisen drejt protestës së thirrur sot nga PD në kryeqytet
Politikë 11:29
Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik
Politikë Top Channel

