Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- Shqiptarët në shesh kundër Ramës/ “4.2 mln euro për Kanye Wast, Shqipëria pa ilaçe dhe me rrugë të shkatërruara”, protestuesja: Na quan korba e sorra, e turpshme. Parlamenti nuk na përfaqëson


Protesta kundër Ramës, vazhdon prej 53 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin.

Protesta kundër Ramës, vazhdon prej 53 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin. Një protestuese është shprehur se qytetarët duhet të protestojnë deri në largimin ekësaj qeverie, duke thënë se parlamenti nuk përfaqëson shqiptarët. “Protestojmë të heqim këtë qeveri nga ai Parlament, Mendojnë se kur e kanë pronë private dhe na referohen me korba, sorra miza, me atë fjalor të pisët. Dhe të mendojmë që ata njerëz kemi në Parlament e turpshme. Por nuk ua falim dinjitetin, humbjen e historisë, kulturës…Paguajmë 4.2 mln për Kanye Wast. Spitalet, pa ilaçe, rrugë të prishura. Sabotim me paralajmërim më ngjan. Ndaj themi heshtja vret. Duhet të bashkohemi, për çfarë duhet t’u lëmë fëmijëve pas” tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama protesta