Protesta e sotme pati tensione e përplasje para Kryeministrisë. Në protestën e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës, pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur edhe shoqërimet. Deri më tani numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 10. Ndërsa protestuesit, po marshojnë drejt Komisariatit numër 1 ku mendohet se janë edhe të shoqëruarit. Ndërsa disa protestues të tjerë pritet të vendosen te komisariatet 2, 3 dhe 4 Protestuesit sot bllokuan të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre. “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë.
Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator.
Forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa efektivët po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën dhe të garantojnë perimetrin e sigurisë së godinës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
