Prej tre ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit janë regjistruar disa raste helmimi, ndërsa paralelisht qytetarët kanë raportuar probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanë ngritur shqetësime për cilësinë e ujit. Situata ka ngjallur shqetësim te banorët, ndërsa institucionet pritet të verifikojnë nëse rastet e helmimit kanë lidhje me ujin e pijshëm.Lexo edhe:Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat Për këtë çështje ka reaguar nënkryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Mikel Qafa, i cili ka deklaruar se duhet të priten rezultatet e analizave laboratorike nga institucionet përgjegjëse, për të përcaktuar shkaqet e situatës. Qafa ka ngritur gjithashtu shqetësimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, duke theksuar se çmimi është dyfishuar, ndërsa investimet dhe cilësia e shërbimit, sipas tij, kanë mbetur në të njëjtat nivele. Nënkryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz ka bërë thirrje që situata të verifikohet deri në fund dhe të përcaktohet nëse ekziston apo jo një lidhje mes cilësisë së ujit dhe rasteve të helmimit të regjistruara gjatë ditëve të fundit.
