Lajme Zone
LIVE/ Qytetarët në ditën e 51 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Qytetarët në ditën e 51 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke iu afruar banesave pranë zonës, duke krijuar rrezik për përfshirjen e tyre nga zjarri.Lexo edhe:Vendi mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, rriten temperaturat Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e zonës së banuar. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve drejt banesave. Forcat operacionale vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa autoritetet ndodhen në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.