Lajme Zone
LIVE/ Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet sot në ora 12:00 ende nuk ka nisur, sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit.

E ndërsa seanca plenare e cila do të mbahet sot në ora 12:00 ende nuk ka nisur, sikundër kishin paralajmëruar ditë më parë nga sheshi, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit. Dhjetëra protestues janë mbledhur në pjesën e pasme të Kuvendit, ndërsa dëgjohen thirrje “Parlament i krimit”, teksa në institucion kanë nisur të mbërrijnë deputetët dhe ministrat socialistë.

Ndërkaq, disa prej tyre shihen me vezë në duar duke shkruar në to emrat e deputetëve, teksa po ashtu kanë sjellë edhe kollaro. Ata shprehen se kanë ndryshuar ‘strategji’ dhe se nuk do t’i godasin me vezë, por do t’ua japin në dorë dhe do t’u kërkojnë deputetëve që t’i thyejnë ose jo. Në kor ata dëgjohen duke brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa më pas ka ndërhyrë policia duke i zhvendosur nga oborri i jashtëm i Kuvendit. Po ashtu policia ka marrë masa duke bllokuar zonën përreth për të shmangur incidente.

Nisin tensionet te Kuvendit, protestuesve ‘u shpëtojnë’ disa deputetë që u futën nga dera e pasme, por gjuajnë me vezë makinën e Gardës Policia krijon kordon në hyrje të Kuvendit, protestuesit kërkojnë të kalojnë, Dritan Goxhaj ulet këmbëkryq para efektivëve: Mos na provokoni

Aktualitet Sot seancë plenare, por edhe protestë përpara Kuvendit/ PD mbledhje grupi, pritet vendimi nëse do të kthehen në parlament

Politikë Top Channel