U duk se dita e 13-të e protestës para kryeministrisë nisi me simbole, por shumë shpejt ua lanë vendin sulmeve me gurë e kapsollë. Protestuesit e maskuar kanë zhvilluar sulme ndaj bizneseve e bankave te ‘Kullat Binjake’. Duke përdorur çekiçë e ç’mundnin, kanë shqyer fasadën mbrojtëse të një banke. Më herët, një protestues i maskuar mori një hekur duke thyer ndriçuesit dhe dritaret e kryeministrisë. Objektiv ishin edhe godina e Kryesisë së Kuvendit dhe policia. Ata shkulën me sqepar e çekiçë pllakat e trotuarit në bulevard e mbushën qeset me gurë vetëm për t'i sulmuar. Mes protestuesve të maskuar ka edhe të mitur, të cilëve u janë shpërndarë kaska të verdha e shkopinj. LEXO edhe...Protestuesit s'ndalin aktet vandale, i vënë flakën pemës në mes të 'Sheshit Skënderbej' (VIDEO) Thirrjet e policisë për distancim nga dhuna janë shpërfillur. Në këtë situatë, u aktivizua hedhja e ujit, gazit lotsjellës e spray-t me piper dhe janë shoqëruar disa protestues. Pas akteve vandale protestuesit u zhvendosën te 'Sheshi Skënderbej', ku i vendosën flake një peme, zjarri i cili u shua shpejt. Më herët, protestuesit thyen dhe u vendosën zjarrin karrigeve në shenjë refuzimi për të dialoguar me kryeministrin Edi Rama. Lajm në përditësim... Ora 19:05 Protestuesit s'ndalin aktet vandale, i vënë flakën pemës në mes të 'Sheshit Skënderbej' (VIDEO) Pas zhvendosjes te 'Sheshi Skënderbej' kanë vijuar me aktet vandale.Ata i vendosën flakën një peme në mes të sheshit. Share Ora 19:01 Pas akteve vandale te 'Dëshmorët e Kombit', protestuesit zhvendosen te 'Sheshi Skënderbej', vendosin gozhda për të çarë gomat e makinave (VIDEO) Pas akteve vandale te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' protestuesit janë zhvendosesur te 'Sheshi Skënderbej'.Ata kanë vendosur gozhda për të çarë gomat e makinave. Share Ora 18:46 Protestuesit sulme me molotovë drejt policisë! Marshojnë drejt qendrës (VIDEO) Protestuesit kanë sulmuar me molotovë uniformat blu.Pas akteve të dhunshme ata kanë nisur marshimin drejt qendrës. Share Ora 18:21 Policia shpërndan protestuesit e dhunshëm me spray me piper te Bulevardi! Sërish të shoqëruar (VIDEO) Protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë, ndërsa hidhen vazhdimisht edhe gurë drejt efektivëve.Këta të fundit afrohen dhe shoqërojnë disa persona, hedhin spray me piper dhe më pas tërhiqen. Share Ora 18:17 Protestuesi i maskuar hedh fishekzjarre, ia drejton Kryesisë së Kuvendit (VIDEO) Një protestues i maskuar po hedh fishekzjarre në mes të bulevardit. Ai ndodhet në një cep pranë Kullave Binjake duke mbajtur fishekzjarrin drejt Kryesisë së Kuvendit. Share Ora 18:14 Të rinjtë me maska sulmojnë një bankë në Bulevard dhe bizneset private (VIDEO) Të rinjtë e maskuar kanë vijuar me aktet vandale në Bulevard.Ata kanë sulmuar një bankë dhe biznese private. Share Ora 17:59 Protesta/ Policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë! Disa shoqërime, ndërhyjnë protestuesit (VIDEO) Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve.Blutë kanë bërë disaa shoqërime, ku protestuesit kanë ndërhyrë. Share Ora 17:52 Protestuesit sërish gati për sulm, shpërndajnë kokore të verdha! Pajisen edhe me shkopinj (VIDEO) Protestuesit kanë nisur sulmet dhe aktet vandale te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit.Disa prej tyre kanë shpërndarë kokore të verdha. Ndërkohë një pjesë e tyre janë pajisur edhe me shkopinj. Share Ora 17:49 Sërish sulme me gurë, protestuesit i hedhin drejt autobotit të ujit (VIDEO) Disa protestues të maskuar, mes tyre edhe të mitur, po mbledhin gurë të cilët i përdorin për të sulmuar autobotin e ujit. Share Ora 17:48 ’40 vjet që protestoj’, Besmir Malo: Në ’97 m’u desh të mësoja armën! S’po të them të armatosemi, por të rebelohemi (VIDEO) Një protestues (pa maskë) thotë se është prej 40 vjetësh pjesë e protestave. Besmir Malo thotë për Report Tv se armën e ka mësuar në 1997, kur vendi pësoi një nga momentet më delikate. Ai është kundër armatosjes, por përkrah rebelimin.“Që prej lindjes sime, kam që prej 40 vitesh që protestoj. Në moshën 7-vjeçare u gjenda në ‘72 kur kishim krizën e bukës, në ‘97 m’u desh që të mësoja armët për situatën ku ishim, ‘98 na gjeti me Gërdecin, ‘21 janari’ na gjeti me situatën. Duhet të protestoj sepse në këtë vend nuk kemi hapësirë tjetër përveçse të protestosh ose më saktë, të thuash lirinë e fjalës.Në këtë vend, të protestosh 360 gradë është e mundur. Në këtë moment gjendem të mbroj jetën, sigurinë në këtë vend sepse të protestosh në këtë vend është të gjendesh, të të heqin një sy, të të hapin kokën. Si nuk mundemi të protestojmë? Nëse na heqin të drejtën e fjalës, e rebelimit...Nuk them të armatosemi se nuk dua t’i përgjigjem dhunës me të njëjtën dhunë”, thotë Malo. Share Ora 17:45 Dy protestuesit e maskuar thyejnë me hekur ndriçuesit te Kryeministria! Gjuajnë edhe dritaret (VIDEO) Dy protestues të maskuar knë thyer me hekur ndriçuesit te Kryeministria. Pas këtij akti ata kanë gjuajtur në drejtim të dritareve dhe janë larguar. Share Ora 17:31 Të maskuarit shkulin pllakat e trotuarit me sqepar, sulme ndaj policisë! Mbushin edhe qeskat (VIDEO) Protestuesit e maskuar kanë nisur me aktet e dhunshme në Bulevard.Ata kanë shkulur pllakat e trotuareve me sqepar dhe kanë sulmuar efektivët e policisë.Ndërkohë disa prej tyre kanë mbushur qeskat dhe kanë shkuar në drejtim të kryeministrisë. Share Ora 17:21 Nisin tensionet e para, të rinjtë godasin me gurë policinë dhe kryesinë e Kuvendit! Blutë: Qytetarë largohuni nga veprimet e dhunës (VIDEO) Kanë nisur tensionet e para në Bulevard. Një grup të rinjsh kanë goditur me gurë policinë.Ata kanë thyer edhe xhamat e kryesisë së Kuvendit.Ndërkohë policia ka bërë thirrje që qytetarët të largohen nga aktet e dhunës."Të nderuar qytetarë largohuni nga veprimet e dhunës", dëgjohet të thotë policia. Share Ora 17:15 Protestuesit nisin 'ritualin' hedhin kapsolla para Kryeministrisë Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla para Kryeministrisë.Policia është në gatishmëri, ndërsa deri tani nuk kanë hedhur gazlotsjellës dhe ujë. Share Ora 16:58 Protestuesi i maskuar ironizon me pako kroasantësh: Ndoshta Hita ka naze për shijen! Vendosin lule mbi ‘sofër’: Janë të thata, do të thahet edhe Rama (VIDEO) Një protestues i maskuar ka marrë një pako me kroasantë për të ironizuar policët para kryeministrisë.“Me këtë besoj do të të afrohen shumë shpejt!”, i thotë një vajzë.Protestuesi shprehet se do dialog, e më pas shton se ka ‘keqardhje’ për diçka.“Kërkoj dialog me Policinë e Shtetit! Ndoshta Skënder Hita ka naze për shijen, por edhe mund ta ndërrojmë!”, duke iu referuar kroasantëve me reçel luleshtrydheje.Në ‘sofrën’ e dialogut ata kanë vendosur edhe letra me mbishkrimet “Rama n’burg, Berisha n’burg!” Më pas, aty vendosin edhe lulet e thara që ua hodhën më herët policëve.-Kemi blerë edhe lule, kemi harxhuar lekë për lule!-Janë lule të thata, do të thahet edhe Rama! Share Ora 16:44 Protestuesja ‘valëvit’ kroasantët para efektivëve: Kush është pa ngrënë? Pason protestuesi: Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush (VIDEO) Një protestuese me maskë kirurgjikale në fytyrë ka marrë kroasant në duar dhe ua drejton policëve para kryeministrisë.“Mos provokoni!”, thërret ajo. Ndërsa një djalë e pason: “Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush! Mbajeni mend këtë fjalë!”, çka duket si një paralajmërim për akte të dhunshme, ndonëse deri në këtë moment nuk ka pasur të tillë.“Kush është pa ngrënë sot?”, thërret sërish vajza. Share Ora 16:31 Thirrje për dhunë në protestë, aktivisti Lika: Maskën do ta mbajmë e do të marrim edhe hunj derisa të përzëmë Ramën! Protestuesi: Është për mbrojtje (VIDEO) Një grup protestuesish po flasin me policët lidhur me lëndimet nëpër protesta. Mes tyre është edhe aktivisti Edison Lika, i cili tha se do t’i mbajnë maskat derisa të jetë nevoja.“Shqiptarët pas shqiptarëve nuk fshihen as Antifa, as PD, as PS. Janë shqiptarë të ndershëm, të mbushur deri në fyt nga hallet. Kur të vijë puna, do të heqim maskën e kapelet! Nëse duhet, do vendosim maskën e kapelet, do të marrim edhe huj, derisa ta përzëmë këtë maskara!”, tha Lika.Një tjetër protestues tha se maska është për t’i mbrojtur nga reagimi i policisë.“Është e turpshme që sot, jeta e një të riu nuk ka pikë vlere! Po, do ta mbaj maskën dhe syzet se këta po na qërojnë e çajnë kokën! Do të mbrohem! Në qoftë se e quani rini të dhunshme, jo jo, kjo s’është rini e dhunshme, përballë kësaj dhune do të mbrohem!”, tha protestuesi. Share Ora 16:24 Protestuesit ngrohen rreth zjarrit të karrigeve të dialogut, hedhin edhe kartëmonedhat 2500-euroshe (VIDEO) Pasi dogjën karriget e dialogut para kryeministrisë, disa protestues u mblodhën rreth zjarrit. Në të hodhën edhe disa prej kartëmonedhave të rreme 2500-euroshe, shenjë e qartë e ironisë për shpërblimin ndaj policisë. Share Ora 16:22 Mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së djeshme, disa protestues bluza me mbishkrimin 'Të gjithë jemi Erion' (VIDEO) Disa protestues kanë zgjedhur që në protestën e sotme të veshin bluza me mbishkrimin ‘Të gjithë jemi Erion’ në shenjë solidarizimi për të riun që u plagos dje në protestë.Teksa tek bluza kanë stampuar edhe foton e Erionit, disa prej protestuesve kishin vendosur edhe një fashë në sy.Erion Vishkulli dyshohet se në mes të kaosit mori një plumb gome në sy. Pas një ndërhyrje kirgjukale te Trauma, ai u nis sot për mjekim të specializuar në Itali. Share Ora 16:19 ‘Oferta’ e protestuesve në ‘sofrën’ e dialogut: Rama zgjidh, arrest në shtëpi ose në qeli (VIDEO) Mbi sofrën e mermertë para kryeministrisë, është ulur një protestues. Pas tij qëndron një tabelë me mbishkrimin: “Rama, zgjidh: Arrest në shtëpi ose në qeli.” Share Ora 16:14 Protestuesi i maskuar ‘mbulon’ policët me lule të thara, ‘u dhuron’ puthje (VIDEO) Një protestues i maskuar u është afruar policëve për t’u dhuruar lule. Lulet, të cilat ndodhen në një buqetë, janë të thara. Asnjë prej efektivëve nuk reagon, ndërsa më pas ua hedh në tokë buqetën.Protestuesi me maskë e rimerr sërish dhe thërrmon lule në dorë për t’ua hedhur policëve. Më pas, u dhuron edhe puthje me dorë. Share Ora 16:01 ‘Spidermen dhe Minionët’ para Kryeministrisë, protestuesit maskohen si personazhe të filmave vizatimorë (VIDEO) Protestuesit pas thyerjes dhe djegies së karrigeve po qëndrojnë para Kryeministrisë.Përveç të protestuesve të maskuar, disa të tjerë kanë zgjedhur që në këtë ditë të 13-të të protestës të vishen si personazhe të filmave vizatimorë. Share Ora 16:00 Një protestues pro dialogut, të tjerët e dhunojnë! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë! Largohet me ambulancë (VIDEO) Një tension ka ndodhur mes protestuesve para kryeministrisë. Një protestues, i cili qëndronte te kryeministria prej mëngjesit, ka bërë thirrje për dialog kur mbërritën të tjerët, por si përgjigje ata e kanë goditur. Protestuesi është i vetëdijshëm, por për momentin po qëndron i shtrirë në tokë.Protestuesin e larguan dhe e vendosën në shkallët e kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë, teksa të tjerët bënin thirrje kundër tij. Më pas, protestuesi u mor nga ambulanca. Share Ora 15:48 Protestuesit refuzojnë sërish dialogun me Ramën! Thyejnë dhe djegin karriget para kryeministrisë (VIDEO) Në ditën e 13-të të protestës, protestuesit kanë refuzuar sërish dialogun me kryeministrin Edi Rama.Ata kanë thyer dhe i kanë vënë flakën para kryeministrisë. Share P.J/Xh.K/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14914 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

