Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci janë zgjuar këtë të premte me protesta. Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Në Tiranë protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ku ka nisur përplasja me policinë.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 16 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria:
“Kemi identifikuar disa grupe që thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 244 procedime gjatë protestës në Tiranë, 120 policë të plagosur “Jam 17 vjeçe, prindërit e dinë që jam në protestë”, gjimnazistja për “Shqipëria Live”: Mamit i kam hapur lokacionin, i ndihmoj ata që janë keq
Aktualitet Protesta dje në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Kemi arrestuar 56 persona, 97 të tjerë janë proceduar
Aktualitet Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës Aktualitet Protesta në Lezhë, thyhen xhamat e shkollave/ Të plagosur nga përplasjet një nxënëse dhe dy efektivë policie
Aktualitet Protestat dhunshme në vend, reagon sërish Rama: E kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë, sot s’ka forcë në botë që…
Politikë A do t’i mbrojë Policia e Shtetit bizneset private që sulmohen nga protestuesit e dhunshëm? Ministri Demo përgjigjet për “Shqipëria Live”: Pyesni ata me maska…
Aktualitet “Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve
Aktualitet Nis tensioni te Ministria e Arsimit, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me presion pasi goditën me gurë
Aktualitet Dibra i bashkohet protestave/ Goditet makina e policisë, shoqërohen me forcë disa të rinj
Aktualitet Mbetën të plagosur rëndë gjatë protestës, si paraqitet gjendja e shefit të rendit të Shkodrës dhe 34-vjeçares protestuese, në monitorim intensiv te Trauma Aktualitet Tensione në Vlorë, të rinjtë përballen me policinë para selisë së PS-së, hedhin vezë drejt efektivëve
Aktualitet Vijojnë përplasjet në Korçë, policia shoqëron 13 persona, të rinjtë I rikthehen marshimit pasi u shpërndanë nga efektivët
Aktualitet Protestës i bashkohet dhe Pogradeci, gjimnazistët marshojnë në qytet me thirrje për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet Protesta në Durrës, shoqërohen 27 studentë, disa prej tyre u kapën me molotov dhe shishe benzine
Aktualitet “Protestuesi që u la në burg, iu gjetën disa karta banke”/ Flasin avokatët: Për të tjerët s’kishte prova, 7 me shenja dhune, do kallëzojnë veprimet e policisë
Aktualitet Tensione te Zogu i Zi/ Kosha në flakë dhe qarkullimi i paralizuar, protestuesit bllokojnë rrugën
Aktualitet Bizneset te rruga e Durrësit ulin qepenat nga frika e dëmtimeve, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin
Aktualitet Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, pas grumbullimin në Sheshin Skëndërbej protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë
Aktualitet Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë plagosin në fytyrë një nxënëse
Aktualitet Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS
Aktualitet LIVE/ Protestë në Tiranë dhe në disa qytete, tensione të forta në Lezhë. Gjykata burg për një prej të arrestuarve, bizneset frikësohen dhe ulin qepenat, Rama shkon te subjektet private të dëmtuara Dita e dytë e protestës në Korçë, nisin shoqërimet nga policia
Aktualitet Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
Aktualitet Dita e dytë e protestës në Elbasan, tensionohet situata, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
Aktualitet Tensionohet situata në Lezhë, nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë, efektivët goditen me gurë
Aktualitet Kryeministri Rama pranë biznesit të djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë
Aktualitet Top Channel

