Kanali kullues në Nishtullë i mbuluar nga plehrat ku kalojnë edhe ujërat e zeza është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës. Ata kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë së Durrësit pasi temperaturat e larta shkaktojnë një aromë të keqe në lagje duke vështirësuar jetesën e banorëve. SYRI TVLexo edhe:'Pa rrugë, pa ujë e pa drita në 2026', Banorët e fshatit Shpërdhet protestojnë, kërkojnë investime në zonë Në temperatura të larta në pikun e sezonit turistik banorët e Nishtullës në Durrës ankohen per kanalin kullues që është i bllokuar dhe shkakton jo vetëm ndotje mjedisore por edhe probleme për banorët e zonës. Ujërat e zeza qëndrojnë të grumbulluara dhe nuk qarkullojnë. Banorët thonë se era e rëndë që vjen nga kanali është bërë e padurueshme dhe po u vështirëson jetën e përditshme por edhe te femijëve që në këtë kohë dalin dhe luajnë në lagje. Një tjetër problem që ata ngrenë është furnizimi me ujë të pijshëm. Sipas banorëve, uji vjen vetëm një herë në dy ditë dhe vetëm për rreth dy orë, çka e bën të pamundur plotësimin e nevojave të përditshme të familjeve. Banorët i bëjnë thirrje bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke theksuar se situata është bërë e papërballueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

