Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE- Protesta e 53 kundër Ramës/ “S’kemi shtet, opozitë dhe as sindikata”, thirrja e qytetarit: Të dalim masivisht në shesh për të rrëzuar qeverinë e krimit. Nesër para Parlamentit…


Protesta kundër Ramës, vazhdon prej 53 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin.

Protesta kundër Ramës, vazhdon prej 53 ditësh. Qytetarët shprehen të vendosur se nuk tërhiqen deri në largimin. Një protestues u shpreh se qeveria dhe opozita janë dy të këqijat më të mëdha të vendit dhe që e kanë shkatërruar. Ai bëri thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në shesh deri në largimin e Ramës. “Nuk do ndalojmë deri kur kjo qeveri e krimit të rrëzohet. I bëj thirrje të gjitha shtresave të dalin në shesh. Si e majta dhe e djathta kanë premtuar se do të sjellin ujë të pijshëm, prej 36 vitesh. Të gjithë ata që kanë depozita uji në taracat e tyre të dalin në shesh. Të gjithë mjekët duhet të dalin në protestë. Në spitale nuk ka ilaçe. I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë…Ka shumë arsye që shqiptarët nesër në 08:00 të dalin para parlamentit. Jemi vendi që nuk kemi shtet, nuk kemi opozita dhe nuk kemi sindikata. Ku mbrohen këta njerëz… Të majtë e të djathtë duhet të dalin në protestë masivisht… Të gjithë bizneset të vogla e të mëdha. Administrata, ky është dallimi mes të keqes dhe të mirës, i lutemi Diasporës, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë…Një thirrje të madhe Kim Mehmetit, je i mirësepritur nesër të ndezësh një triumf që kjo qeveri e krimit të bjerë një herë e përgjithmonë”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta Tirane