Lajme Zone
LIVE/ Plani PS për shkrirjen e bashkisë, banorët e Fushë Arrëzit në protestë
EkonomiSyri

LIVE/ Plani PS për shkrirjen e bashkisë, banorët e Fushë Arrëzit në protestë

Kultivuesit e pjeshkave në qarkun e Elbasanit janë përballë një sezoni tepër të vështirë. Fermerët deklarojnë se këtë vit ka një prodhim masiv, por çmimi i tregut është shumë i ulët dhe nuk po arrijnë të mbulojnë as shpenzimet e tyre.

Kultivuesit e pjeshkave në qarkun e Elbasanit janë përballë një sezoni tepër të vështirë. Fermerët deklarojnë se këtë vit ka një prodhim masiv, por çmimi i tregut është shumë i ulët dhe nuk po arrijnë të mbulojnë as shpenzimet e tyre. Syri tvLexo edhe:Korridori VIII bllokon një fshat të tërë, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë Kultivuesit e pjeshkave në qarkun e Elbasanit në zonat bujqësore këtë sezon janë duke u përballur me vështirësi të shumta. Ata shprehen se problemi kryesor i tyre është çmimi me të cilin pjeshka dhe nektarina janë duke u tregtuar i cili ka arritur në 20-30 lekë për kilogram, çmim tejet i ulët, me të cilin nuk arrijnë dot të mbulojnë as shpenzimet për spërkatjen dhe plehun. Fuqia punëtore është në mungesë të theksuar në të gjitha zonat bujqësore, ndonëse çmimi për një punëtor në sezonin e vjeljes arrin në 30 mijë lekë në ditë. Nga viti në vit fermerët hasin problematika të shumta. Viti i kaluar pati mungesë të prodhimit si pasojë e temperaturave të ulëta, ndërsa këtë sezon prodhimi është i mbarë dhe në sasi, por çmimi ka rënë në fund duke bërë që shumica e fermerëve të dalin me humbje. Nga ana tjetër, fermerët shprehen se nga shteti nuk kanë asnjë ndihmë, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe drejt braktisjes së tokave të tyre.