Fshatrat e qarkut të Shkodrës po përballen me një valë të fortë shpopullimi. Në Goraj-Budish të Malësisë së Madhe, të rinjtë kanë marrë rrugën e emigrimit, ndërsa të moshuarit janë të vetmit që kanë mbetur ende në këtë zonë. Mungesa e shërbimeve bazë, nga uji te kujdesi shëndetësor, po shton pasigurinë për të ardhmen e këtij komuniteti. Syri tvLexo edhe:Korridori VIII bllokon një fshat të tërë, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë Drama e shpopullimit ka prekur shumë fshatra në Qarkun e Shkodrës. Një prej tyre është edhe fshati Goraj - Budish në Bashkinë Malësi e Madhe. Në rrugë dhe brenda shtëpive gjen vetëm të moshuar, pasi të rinjtë kanë zgjedhur të largohen. Prej vitesh, kjo zonë vuan mungesën e ujit, mjekut dhe shërbimeve të tjera elementare. Famullitari i Kastratit, Padër Gazmend Tinaj, tregon se 2/3 e famullisë është larguar, ndërkohë në zonë kanë mbetur vetëm moshat e treta. Edhe për ato pak fëmijë që kanë mbetur në zonë dëshira është për t’u larguar… Në këtë zonë, emigrimi duket se ka vrarë shpresën për të ardhmen.
