Lajme Zone
LIVE - PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema
EkonomiSyri

LIVE - PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fermerët e disa fshatrave të Lushnjes u mblodhën bashkë në atë që e quajnë Festa e Ullirit. Teksa prezantojnë me krenari prodhimin e punës dhe mundit të tyre, fermerët dhe përpunues të ullirit, akuzojnë shtetin se nuk i ndihmon që prodhimi vendas të tregtohet në vende të Bashkimit Europian.

Fermerët e disa fshatrave të Lushnjes u mblodhën bashkë në atë që e quajnë Festa e Ullirit. Teksa prezantojnë me krenari prodhimin e punës dhe mundit të tyre, fermerët dhe përpunues të ullirit, akuzojnë shtetin se nuk i ndihmon që prodhimi vendas të tregtohet në vende të Bashkimit Europian. Banorët e fshatit Dushk, Ballagat, Hysgjokaj dhe Fier Shegan, u mblodhën në festën e përvitshme të ullirit, duke kurorzuar nisjen e punës për vjeljen e ullirit dhe përpunimin e vajit.Lexo edhe:SYRI TV/ Gjirokastrës i ikin turistët në vjeshtë - Dhjetëra biznese ulin qepenat Fermerët tregojnë se prodhimi ka qenë i mbarë, por akuzojnë qeverinë për braktisje, pasi sipas tyre deri më sot nuk ka bërë asnjë përpjekje për cerifikimin e prodhimit vendas, që do t`i hapte rrugë eksportit. Një nga përpunuesit e ullirit dhe prodhues i vajit, Asqeri Hoxha, tregon gjithashtu se barra e përgjegjësisë për të ndihmuar fermerët në certifikimin e produktit duhet të jetë e shtetit, pasi sipas tij, vendet europiane kërkojnë vaj që plotëson standardet. Festa u shndërrua në një panair lokal, ku fermerët kanë prezantuar prodhimin e tyre.