Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës. Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime për bombë dhe është njoftuar. Mësohet se ka qenë një qytetar që e ka parë në rrugë kur ka zbritur nga automjeti.
Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, teksa para pak çastesh kanë mbërritur forcat xhenerie me pajisje të specializuara.
Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.
Përditësimet LIVE:
Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij
Qyteti i Durrësit është zgjuar i alarmuar nga dyshimet për vendosjen e një bombë në lagjen nr.3.
Policia në një reagim zyrtar bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.
Më tej thekson se janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij. Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij
Aktualitet Top Channel

