Lajme Zone
LIVE/ Nis protesta para Ministrisë së Arsimit me këngë dhe valle, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Nis protesta para Ministrisë së Arsimit me këngë dhe valle, i riu gris në shenjë revolte certifikatën si fitues i Olimpiadës së Historisë

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë. 13:03

Nisi me këngë e valle, zgjat pak “festa” te Ministria e Arsimit, hidhen mjete piroteknike

Aktualitet Top Channel