Stadiumi “San Siro” është gati të presë një tjetër përballje të madhe mes Milanit dhe Interit. Derbi i qytetit vjen në kuadër të javës së 10-të të Serie A, me të dyja skuadrat që zbresin në fushë me objektiva të rëndësishëm në garën për kreun e kampionatit.
Milani i drejtuar nga Rúben Amorim kërkon me çdo kusht tri pikët, pas humbjes 4-2 ndaj Bologna-s në ndeshjen e fundit. Një tjetër rezultat negativ do ta vështirësonte pozicionin e kuqezinjve në garën për zonën Champions, ndërsa presioni ndaj skuadrës është shtuar edhe pas pakënaqësive të shprehura publikisht nga presidenti Gerry Cardinale.
Në krahun tjetër, Interi i Cristian Chivu vjen në këtë takim si një nga skuadrat e pamposhtura të kampionatit. Zikaltërit kanë mundësinë të shkëputen më tej në renditje nga rivalët e qytetit, ndaj fitorja në këtë përballje ka një rëndësi të veçantë.
Chivu ka surprizuar me zgjedhjet në formacion, duke aktivizuar Denzel Spence dhe Andy Diouf nga minuta e parë. Gjithashtu, Petar Sučić do të luajë në një rol më ofensiv, pas sulmuesit Marcus Thuram.
Ndërkohë, Milani rikthen në formacion Luka Modrić, Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot, me Gonçalo Ramos që do të udhëheqë repartin ofensiv.
REZULTATI LIVE:
Milan 2-0 Inter
Pulisic 4′, Rabiot 10′
NGJARJET KRYESORE:
22′ Goool Inter 2-1/ Pas një krosimi nga këndorja, Bastoni godet me kokë dhe çon topin në rrjetë. (Video)
10′ Goool Milan 2-0/ Një skemë mjaft e bukur nga këndorja, me Moreirën që pason rrafsh me tokën dhe Rabiot që godet me klas për të dyfishuar shifrat. (Video)
4′ Goool Milan 1-0/ Moreira hedh një krosim në zonë dhe Pulisic godet me kokë për ta çuar topin në rrjetë. (Video)
1’ Starton sfida në “San Siro”!
FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel

