Presidentët e SHBA-së, Donald Trump, Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një takim trepalësh në Shenzhen të Kinës, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes tri fuqive të mëdha dhe sfidat kryesore të sigurisë ndërkombëtare. Gjatë takimit, liderët diskutuan për çarmatimin bërthamor, parandalimin e konflikteve dhe stabilitetin global. Ata theksuan rëndësinë e dialogut dhe përgjegjësinë e veçantë që kanë vendet e tyre për ruajtjen e paqes.
Trump e cilësoi takimin si historik, duke deklaruar se tri vendet kanë shumë çështje për të diskutuar. Ndërsa Xi Jinping theksoi se bashkëpunimi mes fuqive të mëdha nuk është çështje zgjedhjeje, por një domosdoshmëri.
Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu marrëdhëniet ekonomike, siguria energjetike dhe roli i institucioneve ndërkombëtare. Megjithatë, lufta në Ukrainë dhe konflikti në Iran nuk u trajtuan konkretisht në deklaratën e përbashkët.
“Nuk mund të fitohet një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të zhvillohet kurrë”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Në dokument shkruhet se liderët diskutuan ranë dakord për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës. Takimi shënon një moment të rëndësishëm diplomatik në marrëdhëniet mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit.
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE 13:29
Nga lufta në Ukrainë te siguria bërthamore, Putin zbulon prapaskenat e takimit me Trump dhe Xi: Një kapitull i rëndësishëm në historinë e diplomacisë
Aktualitet 12:54
Pas 90 minutash bisedime, tre liderët me deklaratë të përbashkët: Lufta bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë
Bota 11:45
Trump dhe Putin largohen pas takimit historik me Xi, publikohen pamjet e presidentit amerikan duke hipur në Air Force One
Bota 11:13
Përfn takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin, bisedimet trepalëshe zgjatën rreth 90 minuta
Bota 10:51
Takimi i tre liderëve/ Putin: Kemi interes të përbashkët për zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Trump: Nuk do ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore
Bota 10:08
Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare
Bota 09:59
Takimi SHBA-Kinë-Rusi/ Trump: Paqja nuk arrihet duke refuzuar dialogun. Xi: Fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të veçanta
Bota 08:32
Detaje nga takimi Trump-Putin në Kinë, vetëm një kamerë u lejua në sallë
Bota 08:25
Video/ Trump kap për dore presidentin kinez për ta ndihmuar të ngjitet në shkallët lëvizëse, momenti kapet nga kamera
Bota 08:04
Samiti i APEK-ut/ Kryeministri australian i drejtohet Putinit: Ndalojeni luftën me Ukrainën tani
Bota 07:57
Trump me sy të mbyllur dhe kokë të ulur gjatë fjalimit të Xi, imazhi që shkaktoi sensacion në samitin e APEC-ut
Bota 07:51
“Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin”, tha Trump pas takimit me Putinin/ Kremlini: Presidenti rus në gjendje të shkëlqyer pas takimit me homologun amerikan
Bota 07:43
Çfarë i kërkoi së pari Kinës presidenti amerikan? Trump për Xi: Kemi një marrëdhënie shumë të veçantë
Bota 07:31
Trump, Putin dhe Xi në një tryezë, a po lind një Jaltë e re? Evropa rrezikon të mbetet jashtë vendimeve globale
Bota Top Channel

