Lajme Zone
LIVE/ Mbi 8 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë “lufte” te Bashkia e Tiranës pasi protestuesit futen brenda godinës. Dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Mbi 8 orë protestë mes gurëve e flakës, arenë “lufte” te Bashkia e Tiranës pasi protestuesit futen brenda godinës. Dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

Mbi 8 orë protestë, përplasje me policinë, gurë, flakadanë, zjarre, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Mbi 8 orë protestë, përplasje me policinë, gurë, flakadanë, zjarre, gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me incidente të shumta, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe disa autobotë me ujë. Deri më tani raportohet për 23 persona të arrestuar, disa efektivë policie të lënduar, si dhe dy gazetare të lënduara.

Tensionet nisën që në minutat e para të tubimit, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe shkruan me sprej në muret e godinës. Situata u përshkallëzua më pas, kur një pjesë e protestuesve shkulën kangjellat metalike dhe morën tulla nga trotuari, të cilat i hodhën në drejtim të godinës, duke thyer xhamat e dritareve. Protestuesit kaluan më pas brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrjet “Digje, digje”. Ata tentuan të shqyenin derën e hekurt dhe të futeshin brenda godinës, ndërsa u hodhën edhe flakadanë.

Policia ndërhyri pas 60 minutash duke krijuar një kordon përpara godinës. Në disa momente tensioni, efektivët përdorën shkopinj gome dhe nisën shoqërimet e protestuesve.

Në ndërhyrje u përfshinë edhe disa autobotë me ujë, të cilët u përdorën për shpërndarjen e turmës. Gjatë tensioneve pati edhe persona të lënduar.

Pasi u shpërndanë nga ndërhyrja e policisë, protestuesit u rigrumbulluan dhe vijuan protestën. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën shashka dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë.

Një grup protestuesish të maskuar shkulën gjithashtu kangjellat nga trotuaret dhe i vendosën në mes të rrugës, duke tentuar të pengonin kalimin e autobotëve me ujë, pas të cilëve ndodheshin forcat e policisë.

Protestuesit u shpërndanë disa herë pas përdorimit të gazit lotsjellës, por u mblodhën përsëri. Në vijim, një pjesë e tyre u zhvendosën drejt Sheshit “Skënderbej” dhe hyrjes së Rrugës së Durrësit, ku ndezën disa vatra zjarri dhe shkatëruan një biznes privat.

Gjatë incidenteve, një grup protestuesish sulmoi fizikisht edhe një efektiv policie. Policia shoqëroi një prej protestuesve, i cili në momentin e ndërhyrjes ndodhej në një biçikletë.

Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy gazetare, ndërsa disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.

Më pas ata janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës, ku si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së godinës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën. Disa prej protestuesve janë futur brenda në godinë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet. VIDEO/ “Furtuna” e protestës kalon edhe te “9-katëshet”, kosha në flakë dhe semaforë të shkatërruar

Aktualitet Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat

Aktualitet Protesta në Tiranë, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

Aktualitet Mediat e huaja artikull për zhvillimet e fundit në Tiranë: Studentët shqiptarë protestojnë për arsimin dhe punësimin, përplasje me policinë

Aktualitet VIDEO/ Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën

Aktualitet FOTO/ “Revolucioni i Gjeneratës Z”, cili është flamuri “One Piece” që po mbahet në protestën e dhunshme sot në Tiranë

Aktualitet Video/ Protestuesit hynë në institucionin financiar dhe e shkatërruan, momenti kur i riu tenton të “grabisë” bankomatin

Aktualitet Gaz lotsjellës dhe përplasje gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë dhe kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Aktualitet Video/ Protesta te Ministria e Arsimit, momenti kur i riu përballet i vetëm me 6 efektivë të policisë

Aktualitet Protestuesit futen brenda biznesit pranë qendrës, thyejnë xhamat dhe marrin orenditë, më pas i vënë flakën

Aktualitet Protestuesit ndezin zjarr në mes të rrugës, vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit, policia në gatishmëri

Aktualitet Video/ Protestuesit bllokojnë rrugën me kangjella, hedhin shashka e sende të forta drejt policisë, këta të fundit i kundërpërgjigjen

Aktualitet Sërish tensione në protestë, tubuesit përplasen fizikisht me efektivët, policia i largon me gazlotsjellës

Aktualitet 6 policë të plagosur gjatë protestës/ Reagon Ministri Demo: Dhuna nuk justifikohet, ruani qetësinë

Aktualitet Pas incidenteve në protestë, reagon Policia: 23 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 1 gazetare të lënduar, nis identifikimi i personave të përfshirë

Aktualitet Agravon situata te Rruga e Durrësit, studentët i vënë flakën banerit para bizneseve

Aktualitet Video/ Përplasjet fizike mes të rinjve dhe policisë, mes tyre edhe dy gazetare, i ra kapsolla në këmbë

Aktualitet Sërish tensione në protestë, policia gazlotsjellës për shpërndarjen e tubuesve, ata përgjigjen me hedhjen e sendeve ndaj tyre

Aktualitet Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës, rinisin tensionet

Aktualitet Video/ Policia i shpërndau me presion uji protestuesit, pas marshimit nisin rikthimin në destinacionin fillestar te Ministria e Arsimit

Aktualitet VIDEO/ Kangjella të shkulura, xhama të thyer e tulla trotuari, shkatërrimi që la pas protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit

Aktualitet Video/ Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit, pas 60 minutash ndërhyn me autobotin e ujit policia, nisin shoqërimet

Aktualitet Video/ Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit, hyjnë brenda rrethimit të godinës, policia bëhet gardh

Aktualitet Video/ “Turp…”, protestuesit shkruajnë muret e Ministrisë së Arsimit, hedhin tulla drejt xhamave, tensione gjatë protestës

Aktualitet Video/ Përplasjet e dhunshme përpara Ministrisë së Arsimit, protestues të lënduar të shtrirë në tokë, i lënduar edhe një polic

Aktualitet Video/ Protesta përpara Ministrisë së Arsimit, studentët shkulin kangjellat e trotuarit

Aktualitet Studentët thërrasin protestë kombëtare, nis tubimi përpara Ministrisë së Arsimit

Aktualitet Top Channel