Lajme Zone
LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027
PolitikëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Ajo këngë që ju kthen menjëherë në vitet e shkollës së mesme mund të ketë të njëjtin efekt edhe te njerëz që nuk i keni takuar kurrë. Cilat këngë kanë më shumë gjasa të zgjojnë të njëjtat kujtime dhe përse?

Ajo këngë që ju kthen menjëherë në vitet e shkollës së mesme mund të ketë të njëjtin efekt edhe te njerëz që nuk i keni takuar kurrë. Cilat këngë kanë më shumë gjasa të zgjojnë të njëjtat kujtime dhe përse? A ju ka ndodhur ndonjëherë t'i drejtoheni një personi tjetër dhe t'i thoni: “Po luajnë këngën tonë”?Lexo edhe:Zgjidhet misteri i ‘Ciklopes’ nga Peruja Apo notat e para të një kënge të caktuar ju bëjnë të riktheheni menjëherë te kujtimet e adoleshencës? Tani, shkencëtarët thonë se kujtimet që ngjallen kur dëgjojmë këngë të caktuara mund të mos jenë aq personale sa mendojmë. Ekspertët nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Universiteti Durham në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se mënyra se si dëgjuesit ndërveprojnë me muzikën në jetën e përditshme nuk është e rastësishme. Përkundrazi, ajo ndikohet nga normat sociokulturore që përcaktojnë se çfarë lloj muzike konsiderohet e përshtatshme për aktivitete të caktuara. Për shembull, muzika që zgjidhet për të shoqëruar një udhëtim me makinë ndryshon nga ajo që përzgjidhet për një darkë romantike jashtë shtëpisë. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk e njohin njëri-tjetrin shpesh mund të kenë kujtime me përmbajtje shumë të ngjashme. Kelly Jakubowski, profesoreshë e psikologjisë së muzikës në Universitetin Durham dhe bashkautore e studimit, tha: “Ideja që kujtimet tuaja personale mund të jenë mjaft të ngjashme me ato të dikujt që nuk e njihni është befasuese. “Megjithatë, kjo ka kuptim, sepse ne e përdorim muzikën gjatë gjithë jetës për të plotësuar aktivitetet tona të përditshme, në mënyrë të ngjashme me njerëzit e tjerë. “Për shembull, muzika që luhet në pritjet e dasmave është mjaftueshëm e ngjashme për të ngjallur përvoja të krahasueshme te njerëzit që nuk kanë pasur asnjë lidhje të mëparshme me njëri-tjetrin. “Kjo tregon fuqinë e muzikës në formësimin e kujtimeve tona dhe rolin e saj si një mjet vërtet efektiv për t'i bashkuar njerëzit përmes përvojave të përbashkëta.” Profesorja Jakubowski tha se nuk janë vetëm ngjarjet e mëdha të jetës, si dasmat, ato që krijojnë kujtime të ngjashme kur dëgjohet muzikë. “Në fakt, shumë nga përshkrimet e kujtimeve që marrim në këto studime lidhen me ngjarje pothuajse të zakonshme, të përditshme”, tha ajo. “Pra, mund të jetë kujtimi i momenteve të caktuara kur kalonit kohë me miqtë në shkollën e mesme... ose diçka si kërcimi me nënën tuaj në kuzhinë kur ishit fëmijë. “Shumica e llojeve të kujtimeve, përshkrimet që marrim në këto lloj studimesh, nuk lidhen vetëm me momentet më të rëndësishme të jetës. “Shumë prej tyre janë gjëra të tilla si ‘Shkoja në palestër dhe dëgjoja këtë lloj muzike’... Pra, njerëzit që shkojnë në palestër mund të dëgjojnë lloje mjaft të ngjashme muzike. “Duket se ekziston një lloj funksioni i përbashkët në mënyrat se si e përdorim muzikën, madje edhe për gjëra të zakonshme, si për shembull pastrimi i shtëpisë.” Për studimin, të botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences, ekspertët u vunë të dëgjonin 223 studentëve universitarë fragmente 30-sekondëshe të këngëve të njohura të zhanreve pop, country dhe hip-hop, të cilat i përkisnin ose viteve të tyre të adoleshencës, ose periudhës kur prindërit e tyre ishin adoleshentë. Këngët më të fundit përfshinin “Hello” nga Adele, “Havana” nga Camila Cabello dhe “Humble” nga Kendrick Lamar. Këngë të tjera nga vitet e adoleshencës së prindërve të tyre, përkatësisht vitet 1980 dhe 1990, përfshinin “Wake Me Up Before You Go-Go” nga Wham!, “Whoomp! There It Is” nga Tag Team, “Achy Breaky Heart” nga Billy Ray Cyrus dhe versionin e Whitney Houston të këngës “I Will Always Love You” nga Dolly Parton. Më pas, pjesëmarrësve iu kërkua të përshkruanin kujtimet që u zgjonin këngët. Duke përdorur mjete kompjuterike për përpunimin e gjuhës, studiuesit analizuan më shumë se 1.000 përshkrime të tilla kujtimesh. Rezultatet treguan se këngët e të njëjtit zhanër ose të së njëjtës periudhë ngjallnin në mënyrë të qëndrueshme kujtime të ngjashme te dëgjues të ndryshëm. Për më tepër, kujtimet e lidhura me këngët country kishin lidhje më të fortë me periudha shumë të afërta kohore, si vitet e universitetit, si dhe me tema që lidheshin me familjen, udhëtimet me makinë, verën, partnerët romantikë dhe dëgjimin e muzikës. Në të kundërt, kujtimet e ngjallura nga këngët hip-hop lidheshin më shpesh me miqtë, të njohurit, si shokët e klasës dhe kolegët e punës, kërcimin dhe periudhat e shkollimit. Ndërkohë, kujtimet e lidhura me këngët pop kishin më shumë lidhje me vitet e hershme të shkollimit, dëgjimin e muzikës në shtëpi ose vetëm, si dhe këndimin bashkë me këngën. Në përgjithësi, këngët më të reja kishin më shumë gjasa të lidheshin me miqtë dhe vitet e fundit të shkollimit, ndërsa këngët e vjetra lidheshin më fort me familjen, qëndrimin në shtëpi dhe shkollën fillore. Sa i përket muzikës nga vitet e adoleshencës së prindërve, studiuesit zbuluan gjithashtu se shijet muzikore mund të trashëgohen nga prindërit te fëmijët. Meqenëse prindërit shpesh dëgjojnë muzikën që preferojnë vetë, fëmijët më pas familjarizohen me atë muzikë dhe zhvillojnë një pëlqim për të, përpara se të krijojnë shijet e tyre muzikore gjatë adoleshencës. Ekipi kreu gjithashtu studime me grupe kontrolli, të cilat treguan se nuk ishin tekstet e këngëve ato që ngjallnin lloje të përbashkëta kujtimesh, por lloji i muzikës, si pop ose hip-hop, dhe periudha kur ishte publikuar ajo. Ekipi arriti në përfundimin: “Ashtu si muzika e filmave dhe videolojërave përzgjidhet për t'iu përshtatur mjediseve, ngjarjeve dhe emocioneve të caktuara, duke krijuar lidhje të forta mes elementeve të veçanta të historisë dhe karakteristikave muzikore, edhe ne e shoqërojmë jetën tonë të përditshme me një ‘kolonë zanore të jetës’, të përzgjedhur në mënyrë të ngjashme, e cila formësohet si nga përvojat personale, ashtu edhe nga normat kulturore. “Kur ngjarjet dhe aktivitetet veçanërisht të zakonshme shoqërohen tradicionalisht me muzikë, kjo krijon lidhje të forta mes një kënge ose zhanri muzikor dhe atyre përvojave.”/DPA News