Tregëtimi i vajit të ullirit duket se është kthyer në një problem të madh për fermerët që merren me këtë kulturë bujqësore. Edhe fermerët e Belshit ankohen për mungesë tregu dhe çmim tepër të ulët për tregëtimin e vajit, pavarësisht se prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë. Ata theksojnë se me çmimin aktual, nuk po nxjerrin as kostot, ndërsa shtojnë se një tjetër problem është edhe mungesa e fuqisë punëtore Fermerët po përballen gjithnje e me teper me me vështirësi në tregtimin e vajit të ullirit. Edhe pse ky vit ka qene i mbare sa i përket prodhimit të ullirit, fermerët në Belsh kanë ngritur alarmin sa i përket mungesës së tregut. Sipas tyre, çmimi i ulët, kostot e larta të prodhimit dhe mungesa e fuqisë punëtore, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e të ardhurave nga kjo kulturë bujqësore.Lexo edhe:SYRI TV/ Kostot e larta vështirësojnë jetën studentore, 1 në 6 studentë detyrohen të ndërpresin studimet Fermerët thonë se vështirësitë nuk lidhen vetëm me çmimin. Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në sasinë e vajit që përftohet nga ullinjtë, duke ulur ndjeshëm rendimentin, në krahasim me vitin e kaluar. Fermerët gjithashtu theksojnë faktin se një pjesë e prodhimit të vitit të kaluar vijon të jetë ende në magazinat e tyre, pa gjetur blerës. Ata theksojnë se blerësit ofrojnë çmime që nuk mbulojnë kostot, ndërsa rrezikojnë të humbasin edhe prodhimin e pashitur. Një tjetër problem mbetet sigurimi i fuqisë punëtore për vjeljen e ullinjve. Emigrimi i të rinjve ka lënë pas kryesisht të moshuarit, ndërsa pagesat për punëtorët dhe kostot e tjera ulin ndjeshëm fitimin nga kjo kulturë.

