Lajme Zone
Live Francë-Marok/ “Gjelat” e nisin vrullshëm, Mbappe dhe Upamecano rrezikojnë portën e Bono (Video)
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Live Francë-Marok/ “Gjelat” e nisin vrullshëm, Mbappe dhe Upamecano rrezikojnë portën e Bono (Video)

Sot në 22:00 luhet çerekfinalja e parë e Kampionatit Botëror. Yjet e Francës sfidojnë “rebelët” e Marokut në një ndeshje që premton spektakël.

Sot në 22:00 luhet çerekfinalja e parë e Kampionatit Botëror. Yjet e Francës sfidojnë “rebelët” e Marokut në një ndeshje që premton spektakël. Të dyja skuadrat kanë në përbërje disa nga lojtarët më të mirë të botës, çka garanton një nivel të jashtëzakonshëm. Maroku është skuadra afrikane me paraqitjen më të mirë në këtë botëror.

Franca nga ana tjetër vjen si një superfuqi, që kërkon “të shkelë” çdo kundërshtar, pavarësisht se kush është ai. Sa i përket formacioneve, trajnerët kanë bërë ndryshime me pikatore.

Te Franca është ulur në stol Barcola, për të liruar një vend për Doue. Nga ana tjetër, te Maroku nuk e nis nga minuta e parë Saibari, një nga lojtarët më të rrezikshëm.

REZULTATI LIVE

Francë-Marok 0-0

NGJARJET KRYESORE

4’ Sinjali i parë vjen shpejt. Mbappe tenton fort nga jashtë zonës, e ndal Bono. Në zhvillimet e këndores portieri tregohet sërish vendimtar ndaj goditjes me kokë të Upamecano. (Video)

1′ Nis ndeshja, kërkohen gjysmëfinalet. FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Kone, Rabiot; Dembele, Olise, Doue; Mbappe; Trajner. D. Deschamps;

Maroku: Bono; Salah-Eddine, Mazraoui, Diop, Hakimi; Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Talbi; Diaz; Trajner: M. Ouahbi; Top Channel