Lajme Zone
LIVE/ Foltorja e ‘Ripërtëritjes’ në Fier
PolitikëSyri

LIVE/ Foltorja e ‘Ripërtëritjes’ në Fier

Për socialogen, Miranda Rira, krijimi i një familje sot në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë është një mission i pamundur për shumë çifte të reja, për shkak edhe të kostove të papërballueshme të jetesës.

Për socialogen, Miranda Rira, krijimi i një familje sot në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë është një mission i pamundur për shumë çifte të reja, për shkak edhe të kostove të papërballueshme të jetesës. E ftuara në ‘Kafe Shqeto’, Rira thotë se 40% e të ardhurave të një çifti shkon për qiranë, ndërsa pjesa tjetër për ushqimet e shportës dhe rritjen e fëmijës.Lexo edhe:Vranësira, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike – Njihuni me motin, 9 tetor 2026 Sipas Rirës, qeveria socialiste edhe pas katër mandateve nuk mendon për këtë kategori shoqërie, e cila është në luftë për ekzistencë për të siguruar të ardhurat e përballuar shpenzimet. Socialogia shkon më tej ku thotë se të çiftet e reja hezitojnë të bëjnë fëmijë, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës, mbi të gjitha në Tiranë, dhe kjo për pasojë çon në uljen e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë. Çmimet në stratosferë. Jam një familje mesatare dhe njëra rrogë shkon për ushqime, për ekzistence, pa jetë luksoze. Me çmimet në Shqipëri për çiftet e reja janë tmerr, sidomos ato që janë me qira pa apartament të tyre. 40% është nga rroga për çatinë, 60% për fëmijët e për ushqime bazë, është shifër marramendjëse. Ne kemi borde qesharake, që e rritin dhe ulin. Janë 5 kompani që e rritin sipas interesit të tyre. Shtresa e mesme janë në luftë për ekzistencë, të rinjtë, ciftet e reja kanë edhe probleme mendore për gjithë pagesat. Shteti ynë edhe pas 4 mandatesh nuk mendon për këto shtresa. Ke rininë, çiftet e reja që janë në sgrib të mbijetesës për fëmijët e tyre, trafiku, çerdhja, pagesat. Është luftë e madhe, shteti s’bën asgjë. Ka çifte të reja që s’bëjnë fëmijë, sepse është jetesa e shtrenjtë dhe kjo ndikon te shpopullimi, ndaj do largohet. Ti ke qarqe, Korça, Gjirokastra, ku shtesa natyreore është në ulje për të 6 vit radhazi. Lindshmëria në nivel kombëtar është ulur shumë. Është plakur popullsia.