Sot mbahet dita e pestë të protestave që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të vendit. Vëmendja është përqendruar sërish te Ministria e Arsimit, aty ku protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e tyre, ndërsa pritet që në këtë mobilizim t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora.
Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.
Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.
Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.
Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 17 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria: Protestuesit e rinj mbrohen me mjete rrethanore nga granata e gazit lotsjellës, marrin tasa me vete: E mësuam në mënyrë rrethanore
Aktualitet Foto+Video/ Të pajisur me armët e posaçme, momenti kur polici qëllon drejt protestuesve me plumb gome
Aktualitet Tensionet te Ministria e Arsimit, ambulanca merr një protestues pas përplasjeve
Aktualitet Video/ Protesta në Ministrinë e Arsimit, momenti kur polici mbush armën me plumba gome dhe qëllon
Aktualitet “Policia ka përdorur plumba plastikë, të rinjtë kanë provat, do t’ia japin ndërkombëtarëve “/ Shemsi Prençi nga protesta: Duhen kimistë për të verifikuar gazin lotsjellës
Aktualitet Doli së bashku me vajzën 1-vjeçare në protestë, i riu flet për “Shqipëria Live”: Doja të ndikoja dhe te të tjerët, kanë baltosur emrin tim si patronazhist
Aktualitet Tensionet në protestë, policia qëllon protestuesit me plumba gome
Aktualitet Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, kundërpërgjigjen dy autobotë me ujë
Aktualitet Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, vijojnë tensionet, lëndohet një protestuese
Aktualitet Situatë e rrezikshme në Elbasan, protestuesit e mitur ngjiten në muret e kalasë së qytetit
Aktualitet Protestuesit në Durrës janë vënë sërish në lëvizje, hedhin kapsolla në qendër të qytetit
Aktualitet Përshkallëzohen tensionet te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin molotovë, policia reagon me autobotin e ujit
Aktualitet Tensionet te Ministria e Arsimit/ Lëndohet një polic, transportohet në spital me ambulancë
Aktualitet Si është sot gjendja e 21-vjeçarit që u përplas në tokë dhe u dhunua nga policia? Muhamet Skana nuk arrin të memorizojë, Eva Pango…
Aktualitet Përshkallëzohet situata te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë
Aktualitet “Jam absolutisht kundër prekjes së pronave”, Berisha për protestën: Të bashkohemi me ta sepse po shohim çdo ditë skenat më horror
Politikë Tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërhyjnë zjarrfikësit
Aktualitet Protesta në Elbasan/ Dita e tretë me më pak pjesëmarrës, dëmtohen kosha mbeturinash, shoqërohet një person
Aktualitet “Unë nuk jam kriminel, as këta që janë dhunuar”/ 16-vjeçari heq maskën në protestë: Rrezikoj jetën për t’u rrahur nga policët, shokët janë mbajtur më shumë seç duhet në rajon
Aktualitet Tensione në Durrës, protestuesit thyejnë me forcë xhamat e postës shqiptare, ndërhyn policia
Aktualitet Protesta në Elbasan/ Të rinjtë marshojnë në bulevard, u bëjnë apel qytetarëve t’u bashkohen
Aktualitet Protesta në Korçë, një grup i vogël qytetarësh marshon në Pedonale dhe ndalet para Bashkisë, bashkohet dhe një mësues gjimnazi
Aktualitet Efektivi e përplasi me forcë në tokë dhe më pas e dhunoi, reagon motra e të riut protestues: Ka fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore
Aktualitet Tensionet në Durrës/ Policia nis shoqërimet, protestuesit fillojnë të shpërndahen
Aktualitet U arrestuan në protestë, vijon seanca për masat ndaj 63 protestuesve/ Deri më tani 5 prej tyre lihen në burg, 3 të tjerë detyrim paraqitjeje
Aktualitet Përplasja e një dite më parë mes policisë dhe protestuesit, qytetari i drejtohet forcave të trendit: Ku është komandanti? Ajo që pamë dje, s’duhet të ndodhte
Aktualitet Sot protesta e pestë/ Nisin grumbullimet para Bashkisë së Durrësit, protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës
Aktualitet Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës, bëhen gati edhe autobotet
Aktualitet Video/ Kryeministria ndan pamjet, momenti kur protestuesit thyejnë hyrjen e biznesit dhe nisin plaçkitjen
Aktualitet Protesta në Tiranë/ Policia arreston 10 persona, 22 të tjerë procedohen penalisht
Aktualitet Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të plagosurit: 21 persona në Tiranë, të lënduar edhe në Vlorë e Lezhë
Aktualitet “10 grupe të Tatimeve në terren”/ Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara
Aktualitet Top Channel

