Lajme Zone
LIVE/ Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet

Po mbahet protesta e 13-të para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë.

Po mbahet protesta e 13-të para Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është vendosur në anë të godinës, e autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë. Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila ishte protestë kombëtare.

Kjo e fundit u shoqërua me incidente të forta dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, duke lënë 23 persona të plagosur, mes tyre edhe 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy.

Pasi qëndruan për disa minuta në “Paqe”, nisi hedhja e gurëve nga protestues të maskuar. Më pas ata kanë nisur marshimin qetësisht drejt Kryeministrisë.

Pasi u vendosën para zyrës së kryeministrit Edi Rama, protestuesit u vunë flakën karrigeve të nxjerra më herët nga kreu i qeverisë për dialog. Me këtë veprim, ata shprehën refuzimin e ftesës për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Tensionet vijuan me hedhjen e kapsollave në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Situata u përshkallëzua rreth orës 17:45. Protestuesit e vendosur pranë Kryesisë së Kuvendit goditën me gurë dhe thyen xhamat e institucionit, ndërsa efektivët në terren u kërkuan të ruanin qetësinë dhe të distancoheshin nga veprimet e dhunshme.

Më pas, protestuesit nisën të godasin me gurë edhe godinën e Kryeministrisë. Policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjelllës. Gjatë tensioneve protestuesit shkulën me forcë pllakat metalive të ambienteve të një banke të nivelit të dytë në bulevard.

Përplasjet vijuan deri të paktën në orën 18:22. Policia përdori spraj lotsjellës dhe spraj me piper, ndërsa në terren ndërhyri edhe autoboti me ujë. Gjatë ndërhyrjes nisën edhe shoqërimet e protestuesve nga efektivët.

Përditësim orë pas ore: 18:53

Pas përplasjeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

Aktualitet 18:22

Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve, ndërhyn edhe autoboti

Aktualitet 18:18

Vijojnë përplasjet pranë Kryeministrisë/ Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve, hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë

Aktualitet 18:14

Tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

Aktualitet 17:57

Hedhja e gurëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz për të shpërndarë protestuesit, nisin shoqërimet

Aktualitet 17:46

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit, godasin me gurë edhe godinën e Kryeministrisë

Aktualitet 17:47

Tension mes protestuesve para Kryeministrisë, njëri akuzohet si “patronazhist” dhe qëndron i shtrirë te shkallët e godinës

Aktualitet 17:40

“Zoti baft mrekulli”/ U plagos në sy me plumb gome gjatë protestës së djeshme, reagon Erjon Vishkulli: Sapo kam mbërritur në Spitalin e Romës për operacionin

Aktualitet

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej 16:59

Video/ “Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju”, u përball me protestuesit, polici shfaqet i prekur gjatë tubimit te Kryeministria

Aktualitet 16:37

Protesta para Kryeministrisë/ Nis hedhja e kapsollave, policia bën gati autobotët

Aktualitet 15:48

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, djegin karriget “e dialogut”

Aktualitet 15:19

Tensionohet protesta te Ministria e Arsimit, të rinj me maska hedhin gurë drejt institucionit, policia nuk reagon

Aktualitet Top Channel