Në fshatin LLakatund të Vlorës, fermerët po përballen me mungesë të fuqisë punëntore dhe të tregut. Ata tregojnë se për shkak të kësaj situate, prodhime të frutave të stinës rrezikojnë të kalben në pemë. SYRI TVLexo edhe:Vranësira, reshje shiu dhe shkarkesa elektrike – Njihuni me motin, 9 tetor 2026 Prodhimet bujqësore në fshatin Llakatund, në Njësinë Administrative Shushicë të Bashkisë Vlorë, rrezikojnë të mbeten pa u vjelë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe vështirësive për gjetjen e tregut të shitjes. Në këtë zonë ndodhet edhe një plantacion me kivi, një kulturë që kultivohet rrallë në këtë pjesë të vendit dhe që fermerët e konsiderojnë ndër të veçantat në zonën e Vlorës. Këtë vit, prodhimi është i mbarë, por fermerët përballen me vështirësi në vjelje dhe, mbi të gjitha, në shitjen e tij. Qazim Muhametaj fermer shprehet se prodhimet jane te bollshme por ka mungese tregu dhe fuqie puntore. Po ashtu nje tjeter fermer Thanas Tereziu ka te njetat shqetesime per prodhimet qe toka e Llakatundit i ka ke shumice, por ka mungese tregu dhe fuqie puntore. Të njëjtin problem po e hasin fermerët edhe me shegët. Edhe ky prodhim këtë vit është i bollshëm, por mungesa e punëtorëve dhe vështirësitë për gjetjen e tregut rrezikojnë që frutat të dëmtohen dhe të humbasin pa arritur tek konsumatori.

