Lajme Zone
LIVE/ Bojkot në disa universitete, studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Bojkot në disa universitete, studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë.

Kjo e mërkurë shënon ditën e nëntë të protestës, e cila u iniciua nga studentët, e në vijim bëri bashkë edhe qytetarë të tjerë dhe pedagogë. Sikurse edhe dje, sot pedagogët i janë bashkuar tubimit bashkë me studentët, duke u mbledhur fillimisht para Kryeministrisë.

As sot nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama, ku, në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh.

Ndërkohë, mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë e Korçë.

Përditësimi i lajmeve orë pas ore: 11:48

“I arrestuari i lënduar me pranga në krevat”/ Protesta e djeshme, Avokati i Popullit: 6 ankesa për dhunë, në Bllokun e Sigurisë edhe disa të mitur

Aktualitet 11:38

Një protestuese del pro dialogut me Ramën, debaton ashpër me tubuesit e tjerë

Aktualitet 11:27

Protestuesit shkatërrojnë sërish “sheshin e dialogut”, hedhin karriget e vëna nga kryeministri Rama

Aktualitet 11:16

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

Aktualitet 11:15

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

Aktualitet 11:12

Nuk ka protestë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon normalisht

Aktualitet 11:05

Protesta në rrethe, një pjesë e studentëve bojkotojnë mësimin në Elbasan

Aktualitet 10:53

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimdhënien teksa studentët dhunohen në rrugë

Aktualitet 10:43

Studentët dhe pedagogët në Korçë bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

Aktualitet 10:20

Protestuesit e arrestuar, gjykata pritet të japë sot 59 masa sigurie. Prindërit para godinës për të mësuar fatin e fëmijëve të tyre

Aktualitet 08:22

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

Politikë Top Channel