Në kulmin e sezonit të verës, temperaturat e larta po sjellin një tjetër problem shëndetësor në zonat rurale. Pickimet nga insektet kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjenca. Vetëm në Urgjencën e Belshit raportohen nga 3 deri në 5 raste në ditë, ose deri në 35 pacientë në javë, ndërsa rastet që shfaqin komplikacione referohen për trajtim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.Lexo edhe:SYRI TV/ Çmimi i ujit pëson rritje, rritja për të mbuluar dështimin e ujësjellësave Mjekët bëjnë me dije se më të rrezikuarit janë personat që punojnë në bujqësi dhe që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ambiente të hapura. Pickimet nga bletët, grerëzat dhe insekte të tjera përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve që paraqiten në urgjencë. Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë, të përdorin veshje mbrojtëse dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rastet kur pickimet shoqërohen me ënjtje të fortë, vështirësi në frymëmarrje apo përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Me vijimin e temperaturave të larta, mjekët paralajmërojnë se rastet e pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë mund të mbeten të shtuara edhe gjatë javëve në vijim, duke kërkuar kujdes të veçantë nga fermerët dhe banorët e zonave rurale.
