Lajme Zone
LIVE/ Berisha në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'
PolitikëSyri

LIVE/ Berisha në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

SYRI TV

SYRI TV Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar paaftësinë e tyre menaxheriale, ndërmarrjet kanë vendosur t’ua ngarkojnë barrën financiare qytetarëve, nëpërmjet rritjes abuzive të faturës, skenar ky i mbështetur nga ERE, që ka miratuar çdo kërkesë për rritje faturash, pa analizuar shkaqet reale. KLSH thotë se rritja e ndjeshme e tarifave të ujit po përdoret si mjet për mbulimin e pasojave të jo-efiçencës së ndërmarrjeve të ujësjellësave dhe jo si një instrument për të reformuar sektorin.Lexo edhe:Temperaturat ekstreme shtojnë pickimet nga insektet në Belsh, mjekët apelojnë për kujdes Gjatë vitit 2025, Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e thuajse të gjithë shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave për qytetarët, nën argumentin se fondet shtesë do të shkonin për modernizimin e rrjetit të ujit të pijshëm. Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë se rritja e faturës për qytetarët, në disa raste deri në 250 përqind më shumë, ishte një skemë institucionale për të kamufluar dështimin e ndërmarrjeve të ujësjellësave për reduktimin e sasisë së ujit që humbet në rrjet. “Uji pa të Ardhura” është një term që përdoret për ujin që shkon dëm për shkak të rrjetit të amortizuar. Enti Rregullator i Ujit thotë se Uji pa të Ardhura, pra ai që shkon dëm për shkak të tubacioneve të shkatërruara, përbën rreth 61 përqind të sasisë që gjenerohet nga ndërmarrjet e ujësjellësave. Kjo masë e madhe uji të pijshëm, i cili nuk kalon në matësat e familjeve dhe bizneseve përbën një humbje të ndjeshme për Shoqëritë Rajonale të Ujësjellësave. Për të mbuluar paaftësinë e tyre menaxheriale, ndërmarrjet kanë gjetur rrugën më të shkurtër, duke ua ngarkuar barrën financiare qytetarëve, nëpërmjet rritjes abuzive të faturës. Skenari i tyre është mbështetur verbërisht nga Enti Rregullator i Ujit, i cili ka miratuar çdo kërkesë për rritje faturash, pa analizuar shkaqet reale dhe duke rënduar buxhetet, sidomos atyre familjare. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se rritja e ndjeshme e tarifave të ujit në thuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë po përdoret si mjet për mbulimin e pasojave të jo-efiçencës së ndërmarrjeve të ujësjellësave dhe jo si një instrument për të reformuar sektorin. Audituesit shtetërorë thonë në një raport të publikuar së fundmi se Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesat e shoqërive rajonale të ujësjellësave për rritjen e tarifave, pa bërë më parë një analizë nëse këto struktura kanë marrë masat për rregullimin e tubacioneve të prishura apo ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet.