Lajme Zone
Live Atletico-Real/ Ekipi i Simeones merr derbin në dorë, David shënon dhe golin e dytë (Video)
SportTop Channel

Live Atletico-Real/ Ekipi i Simeones merr derbin në dorë, David shënon dhe golin e dytë (Video)

Atletico Madrid dhe Real Madrid përballen sot në derbin e parë të sezonit në La Liga, në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë futbollit spanjoll. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano”.

Atletico Madrid dhe Real Madrid përballen sot në derbin e parë të sezonit në La Liga, në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë futbollit spanjoll. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano”. Të dyja skuadrat hyjnë në derbi me objektivin për të marrë pikët dhe për të qëndruar pranë Barcelonës në krye të renditjes. Reali ka grumbulluar 15 pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa Atletico ka 13 pikë. Barcelona kryeson me tri pikë avantazh ndaj Real Madridit.

Skuadra e Diego Simeones vjen në këtë përballje pas dy fitoreve bindëse. Fillimisht mposhti Real Sociedadin 3-0 dhe më pas triumfoi 4-0 ndaj Osasunës.

Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar të mërkurën në “Metropolitano”, golat e Jonathan David, Lee Kang-in, Robin Le Normand dhe Alex Baena i dhanë Atleticos një fitore të thellë.

Pas dy humbjeve në fillim të muajit, ndaj Athletic Bilbaos dhe Liverpoolit, skuadra e Simeones ka reaguar me dy paraqitje pozitive radhazi.

Atletico do të kërkojë të vazhdojë këtë seri edhe ndaj rivalit të përjetshëm të qytetit.

Real Madrid mbërrin në derbi pas një fitoreje të vështirë 3-2 në transfertë ndaj Elches.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte krijuar një avantazh prej dy golash, por vendasit arritën të barazonin në pjesën e dytë. Carlos Espí shënoi në minutën e 91-të dhe i dha Realit tri pikët.

Pavarësisht fitores, Mourinho ka kërkuar më shumë kontroll nga skuadra e tij. Trajneri portugez është shprehur i shqetësuar për faktin që Reali ka humbur epërsinë në disa ndeshje pasi ka pasur mundësi për t’i mbyllur ato më herët.

“Ka ndeshje që duken të përfunduara dhe në fund nuk janë të tilla”, deklaroi Mourinho, duke theksuar se skuadra duhet të mësojë të kontrollojë më mirë ritmin e takimeve.

Derbi i Madridit vjen kështu në një moment ku të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta në pjesën e sipërme të tabelës. Atletico kërkon të konfirmojë rikthimin në formë, ndërsa Reali synon të vazhdojë ndjekjen e Barcelonës.

REZULTATI LIVE:

Atletico Madrid 2-0 Real Madrid

Goli i David (Video)

Goli i Grimaldos (Video)

FORMACIONET ZYRTARE: Top Channel