Lajme Zone
LIVE/ Asambleja e PS në Lalëz, Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kryeministri: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

LIVE/ Asambleja e PS në Lalëz, Rama kërkon votim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kryeministri: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po vijon punimet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, në një mbledhje që po shoqërohet me diskutime dhe zhvillime të rëndësishme politike brenda mazhorancës.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste po vijon punimet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, në një mbledhje që po shoqërohet me diskutime dhe zhvillime të rëndësishme politike brenda mazhorancës. Mbledhja nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat, duke deklaruar se dëshironte të ndante fillimisht disa mesazhe me anëtarët e Asamblesë. Gjatë kësaj kohe, komunikimi me të pranishmit brenda sallës është bërë i pamundur, pasi telefonat janë mbajtur të fikur.

Pas rikthimit, në fjalën e tij publike, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste në të gjithë vendin, në funksion të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me kërkesën e Ramës për të hedhur në votim në përfundim të Asamblesë përjashtimin nga PS të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Kërkesa ka sjellë reagime brenda mbledhjes. Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar përjashtimin, duke kërkuar që ndaj tyre të merren masa, por jo të largohen nga partia. Ndërkohë, nga burgu i Fierit, Erion Veliaj u ka dërguar anëtarëve të Asamblesë një letër të gjatë, me titull “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”.

Në fokus të Asamblesë është edhe riorganizimi i strukturave drejtuese të PS-së. Sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Rama ka vendosur të dyfishojë numrin e drejtuesve politikë në qarqe, nga 12 në 24. Për qarkun e Tiranës, sipas të njëjtit raportim, drejtimi politik do t’u besohet Albana Koçiut dhe Ervin Demos.

Asambleja e sotme është mbledhja e parë e këtij forumi pas rreth nëntë muajsh dhe zhvillohet në një moment kur Partia Socialiste po përgatitet për zgjedhjet vendore, ndërsa përballet edhe me debate të brendshme dhe zhvillime të rëndësishme politike. Punimet vijojnë me dyer të mbyllura.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 14:01

E PLOTË/ “Në 2027 nis përgatitja e traktatit të anëtarësimit në BE”, Rama në Asamble: Protesta u instrumentalizua politikisht, kush ka probleme me drejtësinë, i ka të vetat

Politikë 13:49

PS nis përgatitjet për zgjedhjet e 2027, Balla në Asamble: Kryetarët të mos drejtojnë bashkitë nga Tirana

Politikë 13:09

Asambleja e PS/ Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës: Të jetë ditë e parë për të gjithë

Politikë 12:42

“PS nuk bën avokatin e askujt”/ Rama për Ballukun dhe Veliajn: Kush ka probleme me drejtësinë, i ka të vetat. Kemi më shumë të paraburgosur se Rusia

Politikë 12:29

“Fakti që drejtësia godet edhe brenda PS-së, garanci për pavarësinë”, Rama në Asamble: Prandaj Shqipëria ka avancuar drejt BE-së

Politikë 12:29

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

Politikë “E kemi të ndaluar edhe ta mendojmë, jo më ta bëjmë”, Rama i përgjigjet protestës që i kërkon dorëheqjen: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër 12:23

“Me erdhi një vezë irlandeze…”, Rama tregon incidentin në Dublin dhe e krahason me protestën në Tiranë: E lidhën policët personin dhe nuk lëvizi fare

Politikë 12:12

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

Politikë 12:05

“Protesta u instrumentalizua politikisht”/ Rama në Asamblenë e PS-së: U kthye në ofensivë dhune kundër rrugës që po merr Shqipëria

Politikë 11:58

“Tirana sot është kryeqytet europian”/ Rama në Asamblenë e PS: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë

Politikë 11:53

“Moment historik për Shqipërinë”, Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit

Politikë 11:12

Incident gjatë rrugës për në Asamble, qëllohet me vezë eskorta e Ramës në Manëz (VIDEO)

Politikë 10:56

Asambleja me dyer të mbyllura, Top Channel mëson ndryshimet, Rama dublon drejtuesit në qarqe. Ja kush drejton Tiranën

Lajme 10:42

Asambleja e PS vijon me dyer të mbyllura, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Politikë 10:13

Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike

Politikë 10:07

Nis Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Rama mbërrin në resortin në Gjirin e Lalëzit

Politikë 09:50

Asambleja e Partisë Socialiste në Lalëz, mbërrijnë disa nga ministrat dhe deputetët

Politikë 09:12

“PS është më e madhe se kryetari i saj”, Veliaj mesazh socialistëve para Asamblesë: Kërkoj mocion mosbesimi ndaj Ramës

Politikë 07:41

Mbahet sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të rëndësishme: Kandidatët për bashkitë, Veliaj dhe ndryshimet në qeveri

Politikë Top Channel