Lajme Zone
LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'
KulturëSyri

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Një sipërfaqe toke në unazën jugore të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit, flakët u përhapën me shpejtësi, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e tre mjeteve zjarrfikëse.

Një sipërfaqe toke në unazën jugore të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit, flakët u përhapën me shpejtësi, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e tre mjeteve zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse punuan për disa minuta me intensitet për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Gjatë ndërhyrjes u dëgjuan edhe disa shpërthime fishekësh në zonë, çka solli për disa momente vështirësi dhe rrezik për efektivët që po operonin në terren.Lexo edhe:A gaboi ndonjëherë Ajnshtajni? Zjarri dogji një sipërfaqe me pemë frutore pranë një banese, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur mbrojtjen e objektit dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt tij. Pas ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse, situata u vu nën kontroll dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e Policisë së Elbasanit, të cilët kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar aksidentalisht.