Një tjetër qytetar i pranishëm në protestën që po zhvillohet për të 52-ën ditë radhazi kritikoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike, duke theksuar se prioritetet janë vendosur gabim. Protestuesi deklaroi se shqiptarët përballen me vështirësi ekonomike dhe se, sipas tij, sistemi shëndetësor vazhdon të vuajë nga mungesa e ilaçeve. “Kryeministri tha se shqiptarët janë në gjendje të mirë, por shqiptarët janë në mbijetesë. 4.2 milionë euro dolën nga buxheti i shtetit për t’ia dhënë Kanye West, ndërsa spitalet janë lënë pa ilaçe”, u shpreh ai.
Në përfundim, protestuesi bëri thirrje për vijimin e protestës, duke theksuar se, sipas tij, ajo duhet të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. “Protesta nuk duhet të ndalojë deri në rrëzimin e tij”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste Tirane
