Lajme Zone
LIVE/ 130 ditë protestë, qytetarët marshojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës
PolitikëSyri

LIVE/ 130 ditë protestë, qytetarët marshojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Të paktën 150 biznese fasonë janë mbyllur, ndërsa mbi 25 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës brenda pak viteve. Shifrat janë bërë publike nga Shoqata e Manifakturës, gjatë një takimi me sipërmarrës në Elbasan. Gjatë takimit, drejtues dhe sipërmarrës në sektorin fason akuzuan qeverinë se, me politikat e saj, po shkatërron një nga industritë më të rëndësishme eksportuese të vendit. Manifaktura propozon gjashtë masa urgjente që duhet të ndërmarrë shteti për të shpëtuar industrinë eksportuese.

Të paktën 150 biznese fasonë janë mbyllur, ndërsa mbi 25 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës brenda pak viteve. Shifrat janë bërë publike nga Shoqata e Manifakturës, gjatë një takimi me sipërmarrës në Elbasan. Gjatë takimit, drejtues dhe sipërmarrës në sektorin fason akuzuan qeverinë se, me politikat e saj, po shkatërron një nga industritë më të rëndësishme eksportuese të vendit. Manifaktura propozon gjashtë masa urgjente që duhet të ndërmarrë shteti për të shpëtuar industrinë eksportuese. Industria e manifakturës po përballet me një nga periudhat më të vështira, ndërsa sektori i fasonerisë vijon të humbasë vende pune dhe kompani. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur kjo industri, sot numri ka zbritur në rreth 40 mijë. Shifrat u bënë publike në një takim të Shoqatës “Manifaktura Shqiptare” me bizneset e sektorit të fasonerisë në qarkun e Elbasanit, kryesisht në fushën e tekstileve.Lexo edhe:SYRI TV/ Degradon infrastruktura në Spitallë, lagja e re pas tërmetit kthehet në 'geto' Sipas të dhënave të shoqatës, nga rreth 700 njësi fasonerie që kanë qenë pjesë e saj, rreth 150 janë mbyllur vitet e fundit. Përfaqësuesit e bizneseve në qarkun e Elbasanit shprehen se situata po vështirësohet vit pas viti. Rënia e euros, rritja e çmimit të naftës dhe kostot e prodhimit, sipas tyre, kanë ndikuar drejtpërdrejt në aktivitetin e fasonerive dhe në marrëdhëniet me partnerët e huaj. Përballë kësaj situate, “Manifaktura Shqiptare” ka propozuar gjashtë masa për t’u përfshirë në Paketën Fiskale 2027, mes tyre lehtësimin e kostos së punës, rritjen e amortizimit fiskal, uljen e tarifave doganore për lëndët e para, lehtësira për fitimin e riinvestuar dhe krijimin e një fondi grantesh për teknologjinë dhe automatizimin.