Mbeturina, beton dhe ndërtime që po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë. Kjo është panorama që denoncon një qytetar në zonën e Liqenit të Farkës, duke ngritur shqetësimin për ndotjen dhe betonizimin e një prej hapësirave natyrore të Tiranës.
Përmes një mesazhi, qytetari shprehet se ndërtimet po i marrin hapësirën zonës, ndërsa mbeturinat janë të pranishme nëçdo cep, duke e rënduar edhe më tej gjendjen mjedisore.
“Mirë që na i kanë marrë të gjitha anët duke ndërtuar e betonizuar, por po na mbysin edhe me mbeturina, i ke në çdo cep. A punon kjo bashki apo jo?”, shprehet qytetari.
Ai kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave ndaj ndotjes, ndërsa mbetetshqetësuese mungesa e kujdesit për ruajtjen e mjedisit përreth liqenit.

