Lajme Zone
Liqeni i Degës, një ndër atraksionet natyrore në Belsh! Rama ndan pamjet
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Liqeni i Degës, një ndër atraksionet natyrore në Belsh! Rama ndan pamjet

Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë. Të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm disa pamje mahnitëse nga nga Liqeni i Degës në Belsh. “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Liqeni i Degës në Belsh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. LEXO edhe...Flakët përfshijnë ullishten në Cërrik, zjarrfikësit neutralizojnë rrezikun pranë banesave (VIDEO) Liqeni ndodhet pranë fshatit Fierzë, në pllajën e Dumresë, në lartësinë rreth 160 m mbi nivelin e detit. Përbën një liqen interesant karstik, me formë tepër të përzgjatur (1600 m i gjatë dhe deri në rreth 300 m i gjerë), ka 3800 m gjatësi të vijës bregliqenore, 17,9 m thellësi dhe sipërfaqe 37,4 ha. Është ndër liqenet më të bukur në grupin e atyre të Dumresë. Të formuar nën veprimin e karstit në gjipse nga bashkimi i disa hinkave karstike të mbushura me ujë, si pasojë e bllokimit me materiale të patretshme dhe të papërshkueshme të kanaleve nënëtokësore karstike. Ka një ekosistem të veçantë liqenor me botë të gjallë të pasur. Temperatura e ujit në dimër është 7,8 – 8 °C. Xh.K/ReportTv.al belsh Elbasan liqeni i deges Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.1% Shoqëria 25.3% Social media 16.6% Vota total: 1823 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?