Lajme Zone
'Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD', SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

'Linjë elektrike në fshat në këmbim të votave për PSD', SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkoi në bazë të provave që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje dhe dënimin e tij me 1 vit burg dhe mos ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kërkoi që Shkreli të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Sipas SPAK-ut, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u premtoi zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate. Sipas SPAK, gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”. Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim të votës, duke sqaruar se ndërhyrjet ishin pjesë e angazhimit të tij si kryebashkiak. Seanca e radhës do të mbahet më 18 nëntor, kur mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj. LEXO EDHE:GJKKO ktheu çështjen e Irena Gjokës për falsifikim formularësh, Berisha pyetet në SPAK: Më thirrën javën e fundit me shpresën se s’do të më gjenin! Sulmon sërish gjyqtaren -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J / SI.E. R.Xh Shqiptarja.com TAG: kristian shkreli vau i dejes spak korrupsion Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3525 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?