Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, po hetohet ne gjendje të lirë nga Policia e Tiranes, për disa vepra penale, mes tyre ajo e përfshirjes së të miturve në episode dhune në protestë.
Kuçana u shoqërua një ditë më parë në Komisariatin nr. 1, ku u mor në pyetje për rreth 6 orë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, për t’u lënë më pas e lirë. Sipas burimeve policore, gjatë marrjes në pyetje Kuçana ka pranuar se dy të miturit që ndodheshin me të gjatë protestës kishin lënë procesin mësimor për të marrë pjesë në tubim.
Te miturit, 14 dhe 15 vjeç, kishin me vete mjete piroteknike, leva hekuri dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestës. Sipas po të njëjtave burime, prindërit e dy të miturve, sipas policisë, nuk kishin dijeni se fëmijët e tyre kishin lënë mësimin. Ata janë shprehur të indinjuar ndaj përfshirjes së tyre në protestë dhe faktit që, sipas pretendimeve të tyre, Kuçana i kishte mbështetur dhe i kishte shoqëruar drejt tubimit. Policia vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore. Një ditë më parë, Kuçana u shfaq duke drejtuar një grup të rinjsh gjatë protestës, ndërkohë gjatë shoqërimit dyshohet se në çantën e saj u gjetën edhe sende të paligjshme./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet liljana kucanaproteste
